Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e hënë 7 JANAR 2019

Si do të nisë java juaj? Lexoni parashikimin e astrologut të famshëm Paolo Fox, për secilën shenjë:

DASHI

Java e re fillon me energji të madhe, prandaj duhet të përfitoni dhe të përvishni mëngët! Kush ka mbjellë në të kaluarën, në mëngjes mund të fillojë të korrë frutet. 2019 do të sjellë ndonjë pengesë, por janari paraqet një kuadër të qetë dhe shumë të qëndrueshëm.

DEMI

Në këtë ditë do të ketë ndonjë ndalesë të vogël, ndoshta në nivelin emocional. Megjithatë 2019 do jetë më i mirë se sa viti paraardhës, mbi të gjitha për ata që kanë patur probleme ekonomike. Energjia ka pak rënie, prandaj këshillohet të mos e ekzagjeroni në punë. Mund të keni ndonjë dyshim në raport me të tjerët, por situata do të përmirësohet që nga e enjtja.

BINJAKET

Ditë shumë interesante, do jetë edhe ajo e të martës, megjithatë e keni të vështirë ta ndjeni. Janari është muaji kur do të keni një shkëputje të vullnetshme nga disa miq, dikush në punë mund t’ju pengojë dhe do të duhet të debatoni. Ka marrë fund koha e shtyrjes së gjërave për nesër, duhet të veproni sot. Në dashuri keni nevojë t’ju kuptojnë por për momentin është e vështirë.

GAFORRJA

Do jetë e domosdoshme të merrni vendime në këtë fillim jave, Saturni kundër ju detyron që të rishikoni dhe ndryshoni punë dhe projekte. Dikush mund të mos ketë përfituar nga një Jupiter i favorshëm, që lejonte të rifuteshit në lojë, por tani zgjedhja është e detyruar dhe do të kërkojë shumë angazhim nga ana juaj.

LUANI

Filloni një javë impenjuese, ku vendimet tuaja mund të shkundin dikë apo edhe të bëjnë një spastrim të gjërave që nuk ju kënaqin: e gjithë kjo mund të bëjë që ju të bëni disa armiq, që do i përballni me vështirësi. Ka rritje të paqartësive. Shikojeni veten në një nivel fizik, mos e vini nën stres, planifikoni më mirë një fundjavë relaksimi dhe argëtimi, nën një kuadër të favorshëm yjor.

VIRGJERESHA

Tensione të pashmangshme në dashuri dhe në familje, yjet janë të ngopur me stres dhe keni vështirësi të mëdha që të ruani qetësinë, dikush mund të zemërohet shumë. Është një janar i lodhshëm që e ndërlikon marrëdhënien e çiftit sepse keni pak kohë për të qenë me partnerin dhe kjo e vë baraspeshën në rrezik: duhet të përpiqeni të kontrolloni parehatinë tuaj.

PESHORJA

Nis një javë e rëndësishme dhe interesante, duhet të jeni ekuilibrin tuaj të brendshëm. Nuk jeni ju shkaku i gjendjes që keni, ndoshta e shkakton mjedisi që frekuentoni. Do të donit të kishit më shumë përgjegjësi në punë, të jeni më pak pasivë dhe nëse kjo nuk ndodh, zemëroheni. Asnjë risi në dashuri, kush është çift ecën përpara pa shumë tronditje.

AKREPI

Java nis me ndonjë dyshim. Dikush ka qenë keq edhe për arsye familjare, ndoshta për shkak të njerëzve që nuk janë ndjerë mirë. Nga e enjtja forca do jetë me ju, ndërkohë që nga e mërkura dhe e enjtja ka një farë acarimi, jeni pak të mendueshëm, edhe pse jetoni një periudhë më të mirë se në të kaluarën. Të reja interesante deri të premten.

SHIGJETARI

Ju jeni shenja kryesore në vitin 2019 dhe do të keni një sinjal të rëndësishëm tashmë në fundjavë që do të jetë bartës i fatit dhe suksesit. Kjo do të thotë që ju duhet të filloni tashmë të planifikoni diçka interesante dhe të rëndësishme. Pjesa e mesit të janarit do të jetë plot lajme pozitive. Fati duhet të ndihmohet, kështu që kini më shumë guxim.

BRICJAPI

Kujdes paratë në fillim të javës. Marsi në pozitë të pafavorshme ju tregon se jeni të lodhur. Përplasje me Dashin dhe Peshoren. Në dashuri ka acarim, sidomos në fundjavë, për shkak të shpjegimeve të munguara më parë. Ndoshta ju duhet të filloni nga fillimi, ndiheni të kritikuar, edhe nëse nuk është një periudhë shumë e pafavorshme, nisja nga fillimi do ju shkaktojë lodhje.

UJORI

Hëna në shenjën tuaj ju bën elektrikë, keni dëshirë të bëni shumë gjëra dhe shpejt. Por këshilla është që të mos vraponi sepse mund të krijoni tensione në punë. Pritet rekuperim nga e enjtja. Keni paqartësi nga pikëpamja ekonomike për çështje që i përkasin 2018, që nuk donit t’i zvarrisnit në 2019 por nuk mundeshit të bënit ndryshe.

PESHQIT

Nga natyra ju jetoni me emocione. Hëna do jetë e favorshme të enjten dhe të premten, deri në mesjavë mund të rizbuloni një pasion. Periudhë e rëndësishme për marrëdhëniet, por në dashuri diçka nuk shkon siç shpresonit. Në rast ndarjeje është e nevojshme të jeni të matur.

Leave a Reply

Back to top button