Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e martë, 19 SHKURT 2019

DASHI

Hëna është e favorshme, por java fillon me një farë konflikti. Ju po përpiqeni të rikuperoni pak qetësi, edhe pse nuk është e lehtë, sepse në marrëdhëniet me të tjerët ka gjithmonë disa probleme për t’u zgjidhur. Kujdes në dashuri, edhe çiftet më të bashkuara në këtë fazë po përjetojnë disa vështirësi, madje edhe për të parë njëri-tjetrin. Në fundjavë do lindë ndonjë dyshim.

DEMI

Hëna nuk regjistron asnjë moment tensioni, vetëm disa pasiguri për shkak të vonesës së një përgjigjeje. Ju jeni të dashuruar! Horoskopi është fitues kur vjen puna marrëdhëniet romantike. Nëse jeni në dashuri ju mund të bëni një propozim, por bëjeni vetëm nëse gjeni harmoni. Nëse jeni vetëm, ekziston mundësia e takimeve të mrekullueshme.

BINJAKET

Sa i përket ndjenjave, nuk mund të thuhet se kjo është një fazë e gjallërishme. Dikush është i zemëruar sepse ka gjëra që nuk funksionojnë dhe gjithashtu mund të ndiheni nën presion. Këtë javë, disa ngatërresa mund të lindin mes të mërkurës dhe të enjtes. Një rënie e lehtë fizike vjen në mbrëmje. Më mirë të mos bëheni shumë vonë.

GAFORRJA

Venusi në opozitë shkakton disa probleme në dashuri, ndoshta të lidhura me një distancë. Ju ndoshta jeni shumë të zënë me çështjet e punës. E diela do të jetë një ditë më e mirë nëse doni të zbuloni ndjenjat tuaja. Jeni duke jetuar situata të veçanta. Kujdes në takime dhe marrëdhënie.

LUANI

Një ndryshim ose përmirësim në fushën profesionale nuk mund të përjashtohet. Në këto ditë ju mund të bëni edhe më shumë kërkesa. Nëse ka diçka të gabuar, ndoshta ju jeni duke u dhënë meritë njerëzve që nuk vlejnë aq sa e kishit menduar. Lërini gjërat të rrjedhin dhe mos shkaktoni tensione.

VIRGJERESHA

Kritikat janë të mira, por kur e ekzagjeroni është më mirë t’i shmangni, sepse ato edhe mund të kthehen kundër jush. Mund të rrezikoni edhe mbylljen në vetvete  dhe nuk do të ishte një faktor pozitiv. Venusi është i favorshëm në këtë fazë dhe mund të keni takime. Kush është vetëm duhet të përpiqet të vihet në kërkim të njeriut të zemrës. Ata që tashmë kanë gjysmën e tyre mund të bëjnë plane të mëdha për verën.

PESHORJA

Ka pak ankth, ndoshta lidhur me frikën se mos bëni një gabim. Ju jeni tashmë të pavendosur për nga karakteri dhe në këtë periudhë situatat që po ndodhin nuk ju ndihmojnë. Muaji i shkurtit vazhdon të jetë pak i veçantë për marrëdhëniet e dashurisë. Kush ka një problem ende nuk ka qenë në gjendje ta zgjidhë atë. Dukeni më të mendueshëm se zakonisht. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë interesante.

AKREPI

Nëse e keni gjetur dashurinë, nuk ka asgjë për të kërkuar, por bëni pak durim. Ndjeni lodhje: dikush udhëton shumë, disa janë duke luftuar me problemet e punës. Dita do të jetë me rënie humori, por që nga e mërkura do të ketë rekuperim. Nëse doni të riktheni një ndjenjë duhet ta bëni gjatë fundjavës. E diela mund të marrë disa konfirmime, varet edhe nga ju.

SHIGJETARI

Shumë prej jush, në janar duhej të kujdeseshin për një person që nuk ishte mirë dhe kjo ju bllokoi pak. Tashmë, megjithatë, ju mund të mendoni për emocionet, ndjenjat dhe madje edhe projekte të rëndësishme në funksion të verës. Jupiteri është në shenjë dhe ju shtyn të punoni më mirë, pa menduar për të kaluarën.

BRICJAPI

Këshilla është gjithmonë që të ndryshoni dhe të filloni nga e para nëse është e nevojshme, në vend se të bashkoni copat e thyera. Ata që përjetuan një krizë vitin e kaluar ndoshta e kuptuan se nuk është e mundur të qëndrosh pas situatave të pakontrollueshme. Do të ishte më mirë të kalonit në situatën tjetër. Në dashuri do të jeni shumë të qartë: ose janë me ju ose kundër jush. E diela është ditë e rëndësishme për marrëdhëniet.

UJORI

Në këtë periudhë keni nevojë për ngushëllim, edhe pse zakonisht jeni ju që i ngushëlloni të tjerët. Java ka nisur me pak lodhje, por tani po shëroheni. Ju jeni të lodhur nga disa situata dhe nuk mund t’i duroni më. Do të jetë e përshtatshme që të ndryshoni disa marrëdhënie. Ka acarim në ajër. Ju do të tentoni të largoni ato gjëra që nuk shkojnë gjatë muajit mars.

PESHQIT

Në këto ditë mos u mërzitni dhe mos qëndroni pas polemikave që kanë qenë të pranishme në javët e fundit. Ju ngriheni menjëherë, por nga ana tjetër mjafton pak për t’ju bërë të dridlëkundeniheni përsëri. Gjeni dëshirën për të qëndruar me të tjerët. Sonte është më mirë të mos bëheni tepër vonë. / MeB

Leave a Reply

Back to top button