Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e martë, 22 janar 2019

DASHI

Kushtojini vëmendje marrëdhënieve me të tjerët, sepse disa tensione mund të bëjnë që të ngrini zërin më shumë se sa duhet. Venusi, Marsi dhe Jupiteri janë të favorshëm, por kjo mbetet një periudhë plot impulse, me agresivitet dhe nervozizëm në rritje, veçanërisht me ata që nuk mund t’i plotësojnë kërkesat tuaja.

DEMI

Hëna në aspektin disonant ju bën të ndjeni pak lodhje më shumë se zakonisht. Ka disa çështje ekonomike për t’u sistemuar, në marrëdhëniet e miqësisë dhe familjes. Të mërkurën dhe të enjten do të keni ditë të mira për ndjenjat. Më pas vjen shkurti dhe do të jetë muaji i dashurisë së konfirmuar ose të rizbuluar.

BINJAKET

Me siguri ju ka ndodhur të fluturoni mbi disa gjëra dhe të shtyni të gjitha për të nesërmen. Por, përballja gradualisht me gjërat mund të akumulojë edhe ndonjë problem. Në nivel sentimental keni patur vështirësi. Venusi nuk do jetë më kundër në shkurt dhe do të jetë shansi i duhur për të qartësuar disa gjëra në dashuri. Kush ka patur disa probleme javën e kaluar, duhet të përpiqet të ruajë qetësinë këto ditë.

GAFORRJA
E diela do jetë një nga ditët më të mira të javës. Shumë prej jush kanë ndonjë dyshim dhe përpiqen marrin kohë në punë. Ka patur ndonjë polemikë për shkak të disonancës së Marsit dhe Mërkurit, në pozicion pak të favorshëm. Nëse keni një aktivitet tuajin nuk jeni të sigurt në duhet të vazhdoni apo jo në këtë rrugë. Në marrëdhënie ju duhet pak më shumë vëmendje.

LUANI

Mungojnë disa burime ekonomike për të realizuar projektet tuaja prestigjioze. Ata që janë më të rinj mund ta provojnë fatin e tyre në një udhëtim ose diçka të re diku tjetër. Dashuria bëhet e rëndësishme, nëse keni një histori të mirë, mund ta formalizoni edhe atë. Nëse nuk jeni të lidhur, është koha e duhur për të kërkuar një marrëdhënie.

VIRGJERESHA

Lodhja nganjëherë ndihet shumë, sidomos kur bëhet stres. Është e këshillueshme që të merrni pak kohë për të reflektuar. E marta mund të jetë e rëndë. Është e rëndësishme të ndiheni në polemikë me të gjithë, por nuk duhet të ekzagjeroni. Mundohuni të mos bëni shumë gjëra njëkohësisht. Mes të mërkurës dhe të enjtes do të gjeni pak më shumë stabilitet.

PESHORJA

Saturni gjendet në një pozicion të veçantë dhe kjo mund të sjellë konfirmime të mira. Ndokush mund të japë më shumë në punë apo në studime, me pak ankth sepse nuk di si do të shkojnë gjërat. Më mirë të vazhdoni me qetësi. Para muajve të marsit, prillit dhe majit nuk do jetë e kollajtë të menaxhohen ndryshimet, për momentin përpiquni të kënaqeni me atë që keni.

AKREPI

Personat e referimit në jetën tuaj nuk janë shumë, por kjo gjë nuk duhet të shihet si problem, përkundrazi duhet parë si zgjedhje. Në këtë fazë duket se ka ardhur momenti që të përzgjidhni personat edhe në sektorët e miqësisë dhe dashurisë. Nga e diela gjërat do ndryshojnë dhe idenë do jenë më të qarta për ju.

SHIGJETARI

Më të zemëruar janë ata që nuk janë koherentë me idetë e tyre. Ju gjithmonë doni të jetoni në një mënyrë të lirë, por nëse ka ndonjë kufizim lidhur me të kaluarën, tani ndiheni më të ngujuar. Nuk është e nevojshme të rebeloheni ose të përdorni forcë, ndonjëherë mjafton të përjetoni projekte të reja ose  të kapërceni përtacinë e brendshme. Çlironi emocionet e burgosura prej disa konflikteve! Eshtë një moment shumë i rëndësishëm për të bërë plane për të ardhmen.

BRICJAPI

Dëshira juaj e kahershme është gjithmonë që të realizoni diçka të qëndrueshme. Është e vështirë që të filloni një punë ose një projekt nëse e dini se do ta braktisni menjëherë pas kësaj. Dhe madje edhe ata që fillojnë nga një rol i ulët në institucion, gjithmonë synojnë për lartë. Kjo ambicie e madhe mund t’ju çojë larg! Nëse ka pasur një problem ose dikush nuk ka patur mundësinë për të kultivuar një marrëdhënie, tani ju do të duhet të ndryshoni diçka, në mënyrë që të mos i përkeqësoni gjërat!

UJORI

Jeta juaj po ndryshon. Disa prej jush e përjetojnë këtë moment si një shans të madh, ndërsa të tjerë si një problem. Nuk keni më pikat e dikurshme të referimit, mbi të gjitha ata që kanë parë ndryshimin e disa marrëdhënieve në familje. Kujdes me marrëdhëniet, mund të keni mbyllur një derë. Miqësitë janë të rëndësishme, jepuni peshë atyre.

PESHQIT

Kush përjeton një histori dashurie prej shumë kohësh, apo është martuar, në këto ditë nuk ndjen një dëshirë të madhe për të dashur. Ndoshta po përqëndroheni më shumë tek puna! 2019 nuk ka nisur shumë mirë dhe dikush ka patur konfuzion në dashuri, por mbetet një vit shumë ir ëndësishëm. Përpiquni të bëni qartësi mes kaosit. Në këtë javë do të përjetoni ditë reflektimi, më shumë se sa veprimi.

/një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button