Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e mërkurë, 27 shkurt 2019

DASHI

Dita është kaotike, ata që kanë lindur nën shenjën e ArDashities ndjejnë nervozizëm. Pavarësisht kësaj, ka një situatë e cila karakterizon këtë javë, dhe këtë të mërkurë ka një përmirësim të lehtë.

DEMI

Dita është shumë pozitive. Ka një dëshirë për shpengim, që të tregoni se sa vleni, dhe kjo dëshirë do të realizohet për ata që kanë motivet e duhura dhe që janë të përkushtuar. Takimet mund të jenë shumë interesante.

BINJAKET

Nëse prisni përgjigje të rëndësishme lidhur me paratë ose një çështje ligjore, ndoshta nuk do ta merrni para muajit të ardhshëm. Është një ditë në të cilën është më mirë të ruani qetësinë, të reflektoni dhe të mos veproni në mënyrë impulsive.

GAFORRJA

Në këtë ditë do të ketë një shërim të lehtë por do të jetë gjithësesi një e mërkurë me luhatje. Ndryshoni mendje kollaj dhe keni dyshime në lidhje me vendimet tuaja dhe atë që ju bëni. Më mirë të mendoni me qetësi.

LUANI

Puna shkon shumë mirë, është koha për projekte. Dashuria është në gjendje pezull, e ndalur, por do të kthehet të jetë një protagoniste. Kini kujdes kur jeni të lidhur me të tjerët, dëshira juaj për t’u dukur mund t’i bëjë ata të ndjehen të parehatshëm.

VIRGJERESHA

Është një e mërkurë e veçantë, jo e jashtëzakonshme. Në këtë ditë është më mirë të përpiqeni të shtyni dhe të shmangni debatet. Dashuria po pëson një rënie të lehtë, ata që janë vetëm duhet të dalin më shpesh dhe të kujdesen më shumë.

PESHORJA

Horoskopi për ditën e 27 shkurtit për ata që janë lindur nën shenjën e Peshores premton të jetë shumë pozitiv. Përpiquni që të shman gni mërzinë, zakonet, gjithçka që përsëritet. Ka një ndryshim të madh.

AKREPI

Në këtë të mërkurë, përpiquni të qëndroni të qetë dhe të relaksoheni. Dashuria sjell disa probleme: nëse jeni futur në një marrëdhënie për të harruar një tjetër, atëherë do të ketë dyshime.

SHIGJETARI

Dita është në normë. Në këtë periudhë nuk mund të kuptoni se cilën rrugë duhet të ndiqni, cila rrugë është ajo që duhet zgjedhur. Më mirë që të filloni eleminimin e gjërave të padobishme, ato nuk sjellin ndonjë gjë të mirë.

BRICJAPI

Ndjenjat bëhen protagoniste, si ato pozitive edhe negative. Është koha për të bërë qartësi, për të reflektuar dhe për të kuptuar nëse marrëdhënia duhet të vazhdojë apo jo. Mos e humbni kohën tuaj me ata që nuk ju interesojnë vërtet.

UJORI

Është një ditë me ulje dhe ngritje, situata do të përmirësohet brenda pak ditësh. Mund të ketë probleme për shkak të financave. Diçka ju bën të lodhur, ndoshta puna. Kini kujdes nga dashuria, mos i zbehni ndjenjat. Shumë mirë marrëdhëniet sociale, është më mirë të jeni të hapur dhe të lidheni. Mund të ketë disa probleme në familje.

PESHQIT

Dita premton të jetë mjaft e mirë për ata që janë lindur nën shenjën e Peshqve. Kjo pavarësisht se do të jeni pak nervozë. Për ata që kanë një biznes të tyre, diçka fillon të lëvizë dhe do të materializohet brenda pak muajsh. / MeB

 

Leave a Reply

Back to top button