Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e premte, 15 shkurt 2019

DASHI

Do të vijë një fundjavë që duhet t’ju bëjë të vëmendshëm ndaj çdo lloj shqetësimi. Krahasojeni me atë të mëparshmen, ku nëse ka pasur probleme, amund të kthehen në sipërfaqe. Prandaj, ata që kanë debatuar në datat 9 dhe 10, rrezikojnë të trazojnë përsëri ujërat. Mund të jenë ditë konflikti, por astrologjia shërben gjithashtu për të parandaluar problemet. Maturia nuk është kurrë e tepërt. Pra, nëse ujërat janë të trazuar, është radha juaj për t’i qetësuar. Për të paktën 48 orë, sidomos në familje, dikush do të duhet të sqarojë disa situata të vështira.

DEMI

Nëse një dashuri përputhet me dëshirat tuaja, këshilla që mund të jap është t’i jepni një shtytje shtesë. E premtja, e shtuna dhe e diela janë tri ditë shumë interesante, ideale për ju që keni një dëshirë të madhe për t’u kthyer në dashuri. Tani është e vërtetë që ju kërkoni vetëm siguri në jetë, por në këtë periudhë, me Venusin të favorshëm, mund të ketë edhe emocione paralele. Ose më në fund do të gjeni mënyrën për të qëndruar pak më shumë me njerëzit që doni. Shërim emocional në fundjavë.

BINJAKET

Në fundjavë do të keni nevojë të merrni pak oksigjen, sepse pas një periudhe tensioni, vuajtjesh dhe dyshimesh të mëdha për punën, do t’ju duhet të relaksoheni. Dhe madje në janar ka edhe nga ata që kanë paguar barrën fizike të të gjithë këtij acarimi të brendshëm. Është më mirë të preferoni dashurinë që mund të kthehet të jetë protagoniste deri të dielën. Janë ditë me ndikim të mirë, do të jetë e mundur t’i jepni forcë të tjerëve.

GAFORRJA

Fundjavë në rritje, me Hënën që do të jetë në shenjën tuaj. Kjo duhet të jetë java e të dashuruarve, por për shumë, për fat të keq, është java e pavendosmërisë. Kujdes ndaj dashurive paralele, të paqarta, ekziston rreziku i konfuzionit. Shumë veta kanë dashuri, por nuk e dinë nëse është e duhura. Do të duhej një minimum reflektimi. Është e mundshme që nga fundi i vitit të kaluar, një person ka ardhur në jetën tuaj, duke i rrëzuar kartat në tavolinë. Duhet të merret një vendim. Por tani që Venusi është në opozitë, ndoshta do të ishte më mirë të merrnit pak kohë.

LUANI

Kjo fundjavë e ardhshme ushqen marrëdhënie, ndihmon për të jetuar një dashuri në një mënyrë më serioze, sjell një ngarkesë shtesë që ju gjithashtu mund ta transmetoni tek të tjerët. Miqësitë, takimet e këndshme, gjithçka që mund të të ndihmojë të buzëqeshni në këtë kohë, duhet t’i jetoni pa hezitim. Për më tepër, e shtuna dhe e diela do të jenë ditë të forta në një periudhë që gjithashtu përfshin një përmirësim të përgjithshëm të situatës, në drejtim të kontakteve dhe marrëdhënieve shoqërore. Moment energjie edhe për ata që kanë biznesin e tyre, edhe nëse duhet të jeni pak të kujdesshëm. Jo aq shumë, sepse ky është një vit i vështirë, por sepse keni zvarritur shumë probleme nga viti i kaluar.

VIRGJERESHA

Përkundër pak acarimi në mëngjes, kjo e premte premton mirë. E gjithë pjesa e dytë e javës do të jetë e favorshme. E premtja, e shtuna dhe e diela do të jenë ditë të dobishme për të provuar të zgjidhni një problem ose të përpiqeni të jetoni një marrëdhënie, në një mënyrë më interesante. Le të mos harrojmë se Marsi ka nisur një tranzit të mirë, që për dikë nga ju nënkuptone dhe të dashuroni në mënyrë pak të ndryshme, në krahasim me të kaluarën. Dashuri me njerëz të ndryshëm për nga mosha, kultura ose vendlindja, në një mjedis të ri e të veçantë. Nuk përjashtohet lindja e një ndjenjë të rëndësishme: ju jeni në kërkim të emocioneve që eleminojnë situatat e mangësive të përjetuara në të kaluarën.

PESHORJA

Yjet e kësaj fundjave ndihmojnë për të gjetur njëfarë energjie, duke pasur parasysh faktin se të shtunën dhe të dielën do të kemi disa qartësi më shumë nga qielli. Pra, kini kujdes, nëse ka ndonjë problem është më mirë të flitet për të menjëherë. Ata që kanë debatuar javën e kaluar dhe ndoshta kanë pasur momente vështirësish, duhet të jenë të kujdesshëm. Dhe në marrëdhëniet me Dashin dhe Gaforren, ata duhet të jenë edhe më shumë. Në këtë periudhë keni nevojë për një ndihmë të vogël që ju nuk e keni kërkuar kurrë, nga krenaria, por që ju takon.

AKREPI

E premtja, e shtuna dhe e diela, do të jenë ditë që do të përdoren për ndjenjat, unë shpresoj se keni kaluar një ditë të mirë të Shën Valentinit. Për fat të keq, duhet të kujtoni se gjatë tre viteve të fundit, disa raporte janë shkatërruar. Por kush është vetëm, tani mund të riniset më në fund. Me një person të Luanit ose Peshqve mund të ketë qenë një keqkuptim. Tani mund të rifitoni të paktën dëshirën për të dashur, optimizmin dhe vitalitetin. Vëzhgimet tuaja gjithashtu mund të jenë të rëndësishme në lidhje me punën. Është një fundjavë që sugjeron se çfarë duhet të bëni.

SHIGJETARI

Ju ndoshta keni marrë kohët e fundit vendime të rëndësishme në punë, ose ju jeni gati për të përjetuar diçka të re: një shef të ri, një referencë që ndryshon. Ju jeni pak të shqetësuar për shkak se keni kërkuar dhe dëshironi më shumë liri, por disa përgjigje nuk kanë ardhur ende. Ju doni të ktheheni në rrugën e duhur dhe të jeni sërish luftarakë. Po, sepse shumë situata së shpejti do të jetë më e lehtë për t’u menaxhuar. Ata që u përpoqën t’ju zëvendësonin, nuk ishin në lartësinë e duhur. Mos harroni vitin e kaluar, kishit vendosur të mos konkurronit më. Ose lajmet e pakëndshme, një zhgënjim ose largimi nga një mik ju kish bërë të mendonit se keni humbur diçka dhe se jeta ka nevojë për më shumë kohë, që të jetohet e plotë. Por mos harroni se ju jeni një shenjë e zjarrit dhe ju nuk mund të rrini duarlidhur e të vështroni. Ju duhet të futeni përsëri në lojë, do të ringjallni një ndjenjë.

BRICJAPI

Rikthehet një vitalitet i mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ju. Ju jeni një shenjë që ndiheni të fortë kur arsyetoni dhe sidomos kur ndiqni rrugën tuaj. Pa ndihmën e askujt. Zakonisht nuk nxitoni, nuk doni të bëni gjërat menjëherë. Në fakt, shpesh, përgatisni në tryezë zgjedhjet më të mira, strategjitë më të rëndësishme. Por ndonjëherë llogaritë nuk dalin. Edhe sepse, mbi të gjitha në dashuri, nuk jeni ju që gaboni, por mbase keni të bëni me njerëz që nuk janë rigorozë dhe logjikë si ju.

UJORI

Kjo e premte nis mirë, pastaj të shtunën dhe të dielën do të ketë edhe disa mendime të tepërta. Nuk është e thënë që të ketë një krizë me partnerin, por ndoshta ka të ngjarë që të ekzistojë një projekt i rëndësishëm që dëshironi të zbatoni, një punë që dëshironi të bëni, diçka që do të zhvillohet në javët e ardhshme. Dhe ka nevojë të arsyetoni pak. Ka një gjendje në të cilin ndryshimi i jetës mund të jetë epokal. Dëshira për të marrë pjesë në ambiente të reja dhe për të nisur në situata që sjellin entuziazëm më të madh do të jetë e pashmangshme. Por kini kujdes nga pasojat që mund të sjellë Urani i pandërgjegjshëm, me fjalë të tjera duhet të jetë më realistë.

PESHQIT

Ja një fundjavë që flet për ndjenjat, emosionet e rigjetura, pasionet që mund të rikthehen të jenë të rëndësishme, e që kanë qenë ngahera burim krijueshmërie. Në jetën e një shenje si juaja nuk mund të mungojë një dashuri e madhe: puna dhe ambicia nuk ju shpërblejnë tërësisht. Dhe kështu në kohët e fundit keni patur probleme në dashuri, keni nevojë të riktheheni dhe të jetoni vibracione speciale. E shtuna dhe e diela do jenë ditë rekuperimi. Të gjithë ata që kanë pasur zhgënjime në dashuri, duhet të besojnë sërish tek njerëzit. / një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button