Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX, për ditën e premte 25 janar 2019

DASHI

E premtja dhe e shtuna karakterizohen nga dyshimet. Mund të përballni debatet në mënyrë shumë aktive, keni dëshirë të madhe të çoni përpara një apo më shumë projekte në të cilët besoni, por mos e bëni me ndërmjetës që duan t’ju bllokojnë dhe të dekurajojnë sepse nuk bien dakord. Një konflikt i vogël mund të lindë në një dashuri të lindur prej pak kohësh. Duke u rikthyer tek dyshimet, ata ndoshta kanë të bëjnë me dy marrëdhënie mes të shkuarës dhe të tashmes.

DEMI

E premtja dhe e shtuna janë ditët ideale për të organizuar takime dashurie apo familjare interesante, ndërkohë që e diela sjell një frenim. Dikush duhet të rifitojë pak energji e forcë fizike, është normale që doni të ndjeheni më mirë pas një 2018-e disi të vështirë. Nëse keni dyshime ndaj personit tjetër në dashuri, në shkurt do jetë momenti të qartësoheni. Dahsuritë e lindura si lojë dhe jo shumë konstante kanë nevojë për një verifikim.

BINJAKET

Janari ishte muaj i vështirë deri tani, fundi i tij dhe muaji pasardhës do vijnë për të lënë pas polemikat dhe zgjidhur ndonjë problem. Megjithatë mos harroni se kjo periudhë e trazuar varet shumë nga ti. Keni patur ndarje në fushën sentimentale ashtu si dhe një ndryshim në punë. Jeni ndjerë keq dhe tani duhet durim për të shëruar disa plagë.

GAFORRJA

Nga e premtja deri të dielën do jetë gjithçka në rritje. Shumë prej jush kanë nevojë për një verifikim në dashuri. Nëse po mendoni të hiqni dorë nga një histori, vlerësoni me shumë kujdes mundësinë, po kaloni një moment kur duket se asgjë nuk ju kënaq. Mendja është e mbushur me mendime, Saturni kundër nxjerr në pah ndarje dhe gjendje acarimi.

LUANI

Shfrytëzoni potencialin tuaj! Jeni të fortë me aftësi të madhe për të çuar përpara dhe zhvilluar projektet tuaja. Mund të mendoni të ndryshoni një aktivitet jo shumë të frytshëm, zgjeroni horizontet tuaja me krijueshmërinë tuaj, është një shans për t’i dhënë një kthesë ndryshe jetës suaj. Takime të dobishme në këtë periudhë, e premtja dhe e shtuna janë interesante për kontaktet.

VIRGJERESHA

Hëna në aspekt pozitiv, krijon mundësi veprimi dhe reagimi, sidomos për të dielën. Do jetë një fundjavë e dobishme për kontakte, marrëveshje dhe raporte dashurie, këto të fundit do jenë edhe më të favorizuara në shkurt, falë Venusit, edhe për ata që kanë përjetuar një marrëdhënie të lodhshme. Në orët e ardhshme mund të jeni protagonistë të një ndryshimi. E diela është dita më e mirë për takimet.

PESHORJA

Priten 48 orë bujare, me Mërkurin në aspekt të favorshëm. Shumë prej jush po përpiqeni të zgjoni dëshirën e dashurisë, të jetoni një marrëdhënie më të qetë. E premtja dhe e shtuna ju bëjnë më të disponueshëm për të dialoguar. Eshtë e këshillueshme të kërkoni një sqarm, nëse një histori nuk shkon apo nëse mendoni që personi tjetër nuk ju jep atë që keni nevojë.

AKREPI

Do jetë një fundjavë në rritje që e ka kulmin të dielën, ditë që ju sheh të fortë. Kjo do të thotë që mund të hyni në lojë fort, nëse keni hasur vështirësi në dashuri apo nëse keni mbetur të zhgënjyer nga një ndjenjë. Dëshira për të dashur ka rëndësi! Të favorizuar janë takimet të shtunën dhe të dielën. Mos nënvlerësoni marrëdhënie të reja dhe emocione, ndoshta për një projekt në çift shumë më të madh.

SHIGJETARI

Eshtë fundjavë e rëndësishme, duhet të kërkoni gjithmonë hapësira lirie në jetën tuaj, kush ka mundësi duhet të mendojë për diçka të bukur dhe të veprojë me optimizëm. Qielli favorizon marrëdhëniet sociale. Jupiteri është në shenjën tuaj dhe kjo mund të rikthejë si protagoniste emocionet.

BRICJAPI

Yjet këshillojnë një fazë reflektimi për këtë fundjavë, gjë që përbën diçka e cila nuk shkon kundër natyrës suaj, përkundrazi. Jepini vetes një moment për të reflektuar në vetmi, kjo nuk do të thotë të mbylleni ndaj të tjerëve, por vetëm të dëshironi të shihni situatën me qetësi dhe kthjelltësi.

UJORI

E premtja dhe e shtuna janë dy ditë interesante: keni dëshirë të bëni për vete dhe të afirmoheni edhe në dashuri. Pas pak Urani do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm dhe të papritur, një transformim që do e arrijë kulmin mes marsit dhe majit. Do të ketë dhe përfundime që në disa raste do jenë çliruese. Në këtë fundjavë duhet të flisni me qartësi me ata që mund të ndryshojnë jetën tuaj. Polemikat duhet të përballen menjëherë.

PESHQIT

Fundjavë në rritje që e gjen kulmin të dielën. Nëse jetoni dy histori duhet të bëni një zgjedhje, nuk mund të vazhdoni të hidheni sa andej kënde, me ndjenjat tuaja. Nëse ka patur një fund, mos hezitoni të ktheni faqe, emocionet e kanë bërë të vështirë të kontrolloni zemrën tuaj. Eshtë momenti të zgjidhni situatën, edhe ata që kanë një histori prej shumë kohësh, kanë kaluar një fazë kritike apo kanë dashur të ndryshojnë.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button