Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e premte, 8 nëntor 2019

DASHI

Duket si një fundjavë e mirë sepse Hëna do të kalojë në shenjën tuaj. Ajo nuk do të jetë më kundër, për më shumë se një muaj dhe kjo është në vetvete gjë pozitive. Ju keni akoma disa situata për t’u zhytur përsëri. Dashuria: mirëkuptimi nuk mungon, Venusi është me ju.

DEMI

Debatet mes çifteve janë lënë përfundimisht pas, tani ka shumë më tepër qetësi. Nëntori është një muaj në të cilin Venusi nuk do të jetë kundër. Në fundjavë, kushtojini vëmendje lodhjes fizike.

BINJAKET

48 orët e fundit kanë qenë vërtet të rënda. Kështu që, mirësevjen kjo e Premte. Ka disa momente nervozizmi, por është padyshim më mirë. Mundësi për të ndihmuar dikë që nuk po bën mirë me jetën e vet.

GAFORRJA

Fundjavë plot nervozizëm pasi Hëna do të bëjë pak teka ndaj jush. Disa hije mund të mbulojnë pjesën më të madhe të emocioneve tuaja. Dashuria: përdorni maturi dhe tregohuni të suksesshëm.

LUANI

Venusi dhe Jupiteri janë të favorshëm dhe shumë do të kenë gëzimin të ndjehen më pasionantë. Tre ditë të dobishme për marrëdhënie, për takime të këndshme. Ju duhet të keni shumë më tpeër energji brenda jush, sesa në fillim të javës.

VIRGJERESHA

Nëntori për ju nuk rimon me dashurinë, ky muaj është i volitshëm për të rregulluar situata të caktuara juridike (në këtë rast, megjithatë, mos prisni përgjigje para dhjetorit), financiare dhe personale. Gjatë fundjavës Hëna do të jetë disonante, duke ndikuar negativisht në çështjet ekonomike. Në familje, nëse duhet të merrni një vendim, flisni sinqerisht. Dashuria: mos e hidhni hapin më të gjatë se sa këmbën.

PESHORJA

Mos e teproni, Hëna mbetet në kundërshtim. Midis të Premtes dhe të Dielës mund të ketë komplikime, tensione mund të lindin papritur. Ndoshta ka diçka në familje për të shqyrtuar, mbase diçka ka mbetur pezull. Mos jini shumë drastikë në gjykime dhe kthehuni, nëse mundeni, në hapat tuaj.

AKREPI

Jeni vërtet shumë të fortë këtë fundjavë. Shumë prej jush kanë provuar tashmë një emocion të fortë. Puna përfshin prova të rënda por nëse keni dyshime për disa aktivitete mund të keni kuptuar se ku duhet të shkoni. Fundjavë me sukses personal dhe një dashuri gjithnjë e më intriguese. Krizat e gushtit kanë mbaruar.

SHIGJETARI

Situatat sentimentale përmirësohen në marrëdhëniet me të tjerët gjatë fundjavës. Tri ditët e ardhshme janë të favorshme dhe mund t’ju japin shtysën e duhur. Marrëdhënie të reja në horizont.

BRICJAPI

Ju jeni një person i fortë, por këtë fundjavë duket se energjia është pak si në rënie. Ka diçka që nuk shkon, me pak fjalë. Kanë kaluar disa ditë që vihet re një si ndryshkje, mbase ca ndryshk në marrëdhëniet tuaja me një ish.

UJORI

Takime me fat priten për ju dhe emocione të forta. Midis të Premtes dhe të Dielës gjithçka duket të jetë më e lehtë. Venusi dhe Marsi janë nga ana juaj, kështu që do të ketë rimëkëmbje për ju. Duhet të preferoni marrëdhënie të reja, në krahasim me ato që mund mund të rigjenerohen.

PESHQIT

Fundjavë diskrete edhe pse e kushtueshme, mbase duhet të lëvizni dhe të bëni një udhëtim. Kujdes me shpenzimet. Dashuria: ju mungon prania e një personi. Ata që jetojnë një histori klandestine do të kenë më shumë vështirësi në këtë periudhë. Kujdes nga marrëdhëniet e kaluara që mund të rishfaqen. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button