Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX, për ditën E SHTUNE 22 DHJETOR 2018

DASHI

Ditët e fundjavës do të jenë padyshim të veçanta dhe ndokush mund të ndihet edhe pakëz i lodhur dhe nervoz, por nuk do të mungojnë ndjesitë e mira në pritje të vitit të ardhshëm. Jupiteri në favor mund të rregullojë mundësi shumë të mira rekuperimi, por për ta bërë duhet të konsideroni ndonjë marrëdhënie që më parë dukej e rëndësishme dhe nuk është më. Në fushën profesionale ndonjë problem mbetet i hapur.

DEMI:

E shtuna dhe e diela do të jenë dy ditë të forta, të veçanta për takime të reja. Krishtlindjet do të jenë më emocionuese sesa  pragu i Vitit të Ri. Dikush do të dëshironte të kalonte disa momente të qeta në një periudhë kaq të mbushur me emocione. Këshilla është të shmangni konfuzionin në fund të dhjetorit, nëse nuk jeni shumë të rinj dhe me dëshirën për të provuar aventura të reja. Për lidhjet e reja këto muaj nuk ka qenë shumë pozitive, edhe pse në janar gjërat do të jenë shumë më mirë. Trajtojeni veten me pakëz relaks në këto ditë pushimi.

BINJAKET:

Në fundjavë do të ketë një mënyrë për të sqaruar në dashuri, një problem i kohëve të fundit mund të krijojë disa vështirësi, veçanërisht nëse dyshoni për tradhëti. Nga pikëpamja e marrëdhënieve shoqërore dhe pasioneve ka pak presion në këtë fazë. Marsi dhe Jupiteri janë disonante dhe kjo ju bën të jeni pak keq, duke e bërë të paguajë dikë që nuk është sjellë mirë në të kaluarën. Mos e teproni, megjithatë, ndryshe gjatë fundjavës mund të lindin polemika dhe diskutime që mund t’ju fusin në një gjendje të keqe.

GAFORRJA:

Kush ka një kompani të vetën ka patur disa probleme në muajt e fundit, që lidhen edhe me aspektin ekonomik. Saturni kundër mund të krijojë ndonjë siklet me një bashkëpunim të kohëve të fundit. Bëni kujdes me disa mosmarrëveshje që do të vazhdojnë edhe në 2019, të dielën Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe do të sjellë qetësi në dashuri dhe në takime.

LUANI:

Konfliktet e verës së kaluar, të cilat gjithashtu kanë shkaktuar një krizë të brendshme, tani janë vetëm një kujtim i mjegullt. Tani brenda jush ka vetëm dëshirën për të dalë në pah dhe duhet thënë se ju po gjeni dëshirën për t’u përfshirë. Nëse ka një betejë të vështirë për t’u përballur, nuk do të tërhiqeni tani. Viti i ri do të jetë shumë i favorshëm për ata që kanë lindur nën shenjën tuaj.

VIRGJERESHA:

Kjo e shtunë do të jetë një ditë tjetër e presionit të fortë, ndërsa e diela do të jetë patjetër një ditë më e mirë. Ka të ngjarë që dikush në ditët e fundit nuk ka qenë mirë. Dobësitë tuaja janë stomaku dhe zorrët, gjithashtu sepse ju tentoni të somatizoni vështirësitë. Nëse keni diskutime të rëndësishme për të bërë, do të jetë më mirë të shtyni gjithçka për të dielën.

PESHORJA:

Ata që kohët e fundit i kanë thënë stop një dashurie apo që kanë përjetuar një krizë, tani gjenden në një situatë sikleti. Po afrohen Krishtlindje që do të jenë veçanërisht të ndjera, ose të paktën ju do të dëshironit ta përjetonit në mënyrë të qetë. Por duket se ka disa situata përreth jush që nuk do ju lejojnë të përjetoni me qetësi këtë periudhë. Në menaxhimin e marrëdhënieve familjare ka probleme dhe ata që janë vetëm, në këtë periudhë e ndjejnë fort mungesën e shpirtit binjak.

AKREPI:

Do jetë një fundjavë në rritje me një Krishtlindje që pritet të jetë vërtetë pozitive. Ditët e festave do të përqafohen prej Hënës dhe Dielli do rikthehet në favor. Mos u mbyllni në shtëpi nëse jeni vetëm, sepse shanset për të gjetur shpirtin binjak do jenë vërtetë të shumtë. Ata që deri në 12 dhjetor kanë qenë keq, tani mund të rekuperojnë.

SHIGJETARI:

Të shtunën do të ketë paqartësi. Në këtë fazë disa prej jush kanë probleme që lidhen me projekte të ardhshme. Nëse keni vendosur të vini në zbatim ndryshime të rëndësishme, ndoshta personat përreth jush po ju vihen kundër. Disa mendojnë për një ndryshim, por do të jetë mirë të flisni në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Kjo do jetë një ditë jo në nivel.

BRICJAPI:

Këtë fundjavë do të ketë mundësi të përjetoni emocione më reale. Kush nuk ka një histori, ose në nëntor ka përjetuar një krizë, këto ditë do të mendojë për faktin që kanë qenë paksa shumë nervozë. Çiftet që kanë një marrëdhënie të mirë duhet të mendojnë për pajtimin. Nëse keni mundësinë të takoni përsëri një person që është i interesuar sentimentalisht, përfitoni.

UJORI:

Gjatë fundjavës, mos i mendoni komplikimet, edhe nëse nuk është e lehtë. Tensionet në muajt e fundit kanë qenë shumë dhe nuk është e lehtë t’i mbash larg. Në këtë fazë, i kushtoni vëmendje pronave dhe parave. Këshilla është mbrojtja e dashurisë. Dhjetori nuk ishte i mirë për pasionin. Disa bashkëjetesa janë vënë në provë dhe marrëdhëniet kanë nevojë për më shumë qetësi.

PESHQIT:

MOs ia prishni vetes festat për shkak të ndonjë problemi të vogël. Nëse bëheni jo tlerantë dhe të irritueshëm, ndoshta mund të kushtëzoni edhe çiftet e tjera. Bëni kujdes me formën fizike e cila që nga e enjtja duket pak nën nivel. E diela, e hëna dhe e marta do jenë ditë shumë të rëndësishme. Krishtlindje interesante edhe për ndjenjat, por mos e teproni me lodhjen.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button