Zodiak Ditor

HOROSKOPI i PAOLO FOX për ditën e shtunë, 26 JANAR 2019

DASHI

Disa konflikte vazhdojnë edhe në këtë ditë të shtunë, por ulen tonet dhe jetoni në një mënyrë më të qetë. Ju jeni duke kërkuar për gjëra të reja dhe me Marsin që po kalon përmes shenjës suaj, është e vështirë të mos rebeloheni. Situatat pozitive tentojnë të gjejnë evolucionin e tyre, projektet e tepërta do të lihen mënjanë. Ekziston një farë nervozizmi, si në punë ashtu edhe në marrëdhëniet në çift. Disa dyshime dhe ndoshta një telefonatë e papritur priten deri në fund të muajit. Fokusoheni kryesisht në situatën afatshkurtër. Priten lajme.

DEMI

Ju duhet të shihni qartë për punën dhe situatat e dashurisë. Nëse një marrëdhënie ende mbetet e heshtur, ndërmjet shkurtit dhe marsit çdo dyshim do të hiqet. Ditët e të shtunës dhe të dielës do t’ju shohin pak të acaruar, në fillim të fundjavës për një dialog konstruktiv, ndërsa ditën tjetër në praninë e një problemi të vogël. Dikush ende nuk ka zgjidhur një siklet fizik që ka vazhduar për disa javë. Kujdes nga i ftohti, zakonisht fyti juaj e ndjen.

BINJAKET

Kuarteti yjor promovon udhëtimin dhe fton emocionet, gjithashtu përmirëson marrëdhëniet me të tjerët këtë të shtunë. Është periudha në të cilën ju afirmoheni, mbi të gjitha do të ndodhë në shkurt dhe sidomos në dashuri, pasi Venusi nuk do të jetë më kundër. Një fazë e fundit, pak kaotike, ka parë dikë që nuk jeni shumë të përqendruar te dashuria dhe ndodikush është pezull mes dy historive. Nëse ktheheni në shtëpi të shqetësuar është e komplikuar të doni njeriun pranë. Ekziston një atmosferë e konfuzionit nga e cila mund të largoheni.

GAFORRJA

Vazhdoni të jetoni një gjendje acarimi të fortë të shtunën. Në këtë pikë, nëse nuk e keni bërë ende, duhet të pyesni veten se ku po shkoni dhe cilat synime tuajat do të arrihen në të ardhmen. Do të jetë shumë e rëndësishme për të sqaruar cilat projekte do të funksionojnë në javët e ardhshme. Konsiderohet maturi në këtë ditë në marrëdhëniet me të tjerët, përndryshe ju rrezikoni të përfshini njerëz që nuk kanë të bëjnë fare me gjendjen tuaj të brendshme. Është e mundshme që ju mund të përgjigjeni se nuk jeni gati për ata që ju kërkojnë diçka më shumë në dashuri.

LUANI

Kjo e shtunë ju sheh shumë të etur për të vepruar e për të bërë zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen në afat të shkurtër. Kujdes megjithatë, një rënie fizike ose shumë debate do të ketë midis ditës së sotme dhe të dielës. Nuk do të jetë e lehtë për të marrë një vendim që shkurton urat me të kaluarën dhe ndoshta të tashmen. Yjet janë të favorshëm dhe nuk ka gjasa të mos bini në dashuri. Mund të ketë probleme ekonomike që do t’ju pengojnë të filloni menjëherë projektet.

VIRGJERESHA

Një fundjavë pozitive vjen me siguri që kthehen dhe marrëdhënie të lehta për t’u menaxhuar, si dhe emocione që mund të bindin. Hëna favorizon projektet me të dashurit afatgjatë, veçanërisht me Demin dhe Akrepin. Është një periudhë që i jep mundësi shpengimi një janari të padobishëm në sferën sentimentale, dashuri e re pritet nga shkurti.

PESHORJA

Qielli është qartë në anën tuaj, kjo do të thotë një përmirësim vendimtar në të gjitha fushat por duhet të shoqërohet nga dëshira për të vepruar dhe reaguar. Nëse disa nga raportet tuaja nuk shkojnë, ju mund t’u jepni fund atyre. Nga shkurti fillon një periudhë verifikimi për të gjitha marrëdhëniet ekzistuese me Venusin jo me të vërtetë në një aspekt pozitiv. Tani, ndjeni nevojën për të kuptuar se kush është në anën tuaj dhe kush nuk është.

AKREPI

Është një fundjavë e rimëkëmbjes sidomos të dielën dhe me Hënën që ju ngushëllon në dashuri. Dikush do të duhet të zgjidhë problemet që kanë lindur vitin e kaluar. Nëse keni hedhur hapin më të gjatë se sa këmba edhe nga pikëpamja ekonomike, ose nëse ka borxhe apo këste për të paguar, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në veprimin tuaj. Rekomandohet kujdes në rast të paqartësive në punë, që bëhen më të dukshme në javët e ardhshme.

SHIGJETARI

Doni të rizbuloni paqen e brendshme që nuk e keni pasur në të kaluarën e afërt. Kjo fundjavë e sheh Marsin dhe Jupiterin në një aspekt shumë të favorshëm së bashku me Venusin, i cili mund të sjellë lindjen e një dashurie. Edhe nëse ka pasur një përfundim, do të jetë e mundur që të ktheheni në protagonistë pa komplikime. Nëse keni përjetuar kohët e fundit emocione të reja ose keni hyrë në kontradikta të dashurisë, kjo është shenja e një marrëdhënieje të re në horizont.

BRICJAPI

Puna vazhdon! Kush ka menduar tashmë se çfarë të bëjë, dëshiron të ndryshojë jetën e vet. Një dashuri do të jetë edhe më interesante për t’u menaxhuar në shkurt me Venusin në një aspekt intrigues. Kuadër yjor pozitiv, për të kultivuar miqësi dhe marrëdhënie ndërpersonale që gjithmonë kanë për qëllim nisjen e një faze të re të ekzistencës tuaj. E shtuna dhe e diela janë dy ditë të rëndësishme

UJORI

Njerëzit e shenjës suaj kërkojnë një marrëdhënie që ka një tërheqje të fortë mendore, ju jeni gati për të dhënë shumë në këtë rast. Vetëm atëherë ekzistojnë bazat që të bini në dashuri. Dakord pasioni, por ju keni nevojë jo vetëm përfshirje fizike, për këtë ju jeni shumë kërkues. Përmirësime të pritshme në vendin e punës në shkurt dhe mars. Njohje të veçanta dhe takime në miqësi.

PESHQIT

Koha e humbur duhet të rikthehet gjatë fundjavës, por deri në fund të janarit ende do të ketë shumë përpjekje për ata që janë duke u shëruar nga një ndarje, një shqetësim sentimental ose janë në mes dy historive. Nëse keni një bashkëpunim të caktuar me një person dhe madje edhe më shumë me një tjetër, ndoshta konfuzioni dhe dëshira do të përzihen dhe vetëm nga java e ardhshme mund të përpiqeni të sqaroheni. Ka kontakte të paqarta dhe probleme të pazgjidhura dashurie. Po kaloni nëpër një fazë kontradiktash në lidhje me mënyrën tuaj të të jetuarit dhe përballurit me dashurinë.

/ një mendje e bukur

 

Leave a Reply

Back to top button