Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e SHTUNË, 29 DHJETOR 2018

DASHI:

Të lindurit në shenjën e Dashit ngrejnë pyetje mbi jetën e tyre sentimentale, tani është momenti për të kuptuar nëse ia vlen të besoni në një dashuri të trazuar apo të ktheni faqe. E gjithë kjo ndez tek ju një lloj kaosi, gjë që ju shpie të merrni një qasje polemizuese, pasi angazhoheni shumë për të shmangur pengesat dhe për t’u çliruar nga angazhime jo më të rëndësishme, por sipërfaqësore. E shtuna dhe e diela do të jenë dy ditë jo me ritëm, ku zgjedhja më e mirë është të mos çbilancoheni, por të ndaleni dhe të rifitoni energji për Vitin e Ri.

DEMI:

Po vjen një fundjavë premtuese, dhe ndjesia që keni sikur doni të çliroheni nga një peshë, është e duhura. Pritet një Vit i Ri i mirë por nuk duhet të ekzagjeroni me lodhjen, përkundrazi disa nga ju mund të rrijnë në shtëpi vetëm për relaks apo me pak miq të besuar. MEgjithatë më të rinjtë duan që të argëtohen natën e Shën Silvestrit, zgjidh mirë nëse jeni mes tyre, sepse mund edhe të ndryshoni mendim në momentin e fundit. Eshtë e domosdoshme të organizoheni mirë.

NDonjëherë dashuria lihet në hije jo prej mungesës së dëshirës apo pasionit, por sepse ka prioritete të tjera dhe nuk keni kohë që t’i kushtoheni gjithçkaje. E shtuna dhe e diela janë dy ditë kur duhet të veproni duke ndjekur idetë tuaja. Nëse jeni mes atyre që kalojnë një krizë për shkak të një boshllëku në zemër apo një tradhëti, janari do jetë muaji i zbulimeve dhe zbulimi i disa të vërtetave të fshehura ju shqetëson. Në gjithë këtë ndokush mund të çojë përpara një situatë gjithmonë në të njëjtën mënyrë, por duhet të vetëdijësohet se është e pamundur.

GAFORRJA:

Nëse keni një dyshim në dashuri apo ndonjë problem për të zgjidhur në familje, bëni kujdes sepse e shtuna dhe e diela mund të rezultojnë ditë të vështira dhe me Saturnin kundër do jetë e vështirë që gjërat të shkojnë në drejtimin që shpresoni. Kjo do ju bëjë të ndiheni pothuaj të pafuqishëm, por duhet të kuptoni se jeni lodhur shumë dhe se ka një marrëveshje në të cilën duhet të vini dorë për ta ndryshuar, përndryshe kështu nuk ecet përpara. Dikujt nuk i pëlqejnë ndryshimet. Këshilla është të tregoheni të matur edhe kur flisni në këtë fundjavë.

LUANI:

Ju pret një fundjavë nën shenjën e dashurisë, është kjo premisa për një janar shumë të favorshëm në këtë front. Nëse keni një situatë me partnerin kritik, me një bllokim emocionesh, gjëja më e mirë është të çliroheni. Mund t’ju sjellë fat një njohje apo një zgjedhje e bërë në dhjetor, në pritje të fillimit të 2019. E shtuna dhe e diela do ju sjellin këshilla dhe ju pret ndonjë risi e vogël.

VIRGJERESHA:

Eshtë një fundjavë pak negative për financat, ka debate në familje, ndoshta për një trashëgimi dhe ndarjen e saj. Nëse nuk jeni mes atyre që duhet të përballen me këtë problem, sidoqoftë duhet të bëni kujdes sidomos nëse bëhet fjalë për kontrata apo marrëveshje. Më mirë të mendoni për dashurinë, shihni përreth, në Vit të Ri mund të rilindë një ndjenjë.

PESHORJA:

Hëna në shenjë lejon që t’i jepni energji emocioneve. Dahsuria rigjen hapësirë dhe po merr një rol të rëndësishëm, që do ta mbajë edhe në janar 2019. Megjithatë Saturni ju provokon një farë agjitimi. Në punë nuk jeni gjendur në rolin tuaj dhe nuk keni kënaqur nevojat tuaja, edhe pse dikush në 2018 ia ka dalë të përmirësojë situatën. Disa gjëra të vogla ende jo fitimprurëse, do të bëhen të rëndësishme: moment i favorshëm për blerje, apo shitje, që do të vazhdojë edhe në fillim të 2019.

AKREPI:

Më në fund ditët e fundjavës do të jenë çliruese dhe do ju ftojnë të doni më shumë. Pritet një Vit i Ri i zjarrtë falë një Hëne plot pasion dhe Venusit shumë të fortë. Nëse deri sot ke refuzuar një ide dashurie tani duhet ta pranoni. Janari 2019 do jetë i favorshëm për takime të reja, dikush do të rrëmbehet nga dëshira për të bërë sa më shumë gjëra. Në punë dhe studime, duhet të ndiqni projekte të reja.

SHIGJETARI:

Ju pret një fundjavë interesante, për të takuar miq dhe në pritje të një rekuperimi sentimental që do të realizohet në janar 2019. Venusi në shenjën tuaj favorizon dashuritë, megjithatë nëse gjendeni në një situatë ku jeni të interesuar për dy persona apo vini nga një ndarje, mos u nxitoni, zemra juaj është konfuze. Në këtë periudhë keni nevojë për një shtytje të fortë dhe për solidaritet.

BRICJAPI:

Për pjesën tjetër të vitit duke përfshirë edhe të martën 1 janar 2019, jeni të këshilluar të mos besoni me nxitim dhe të dedikoheni vetëm gjërave që ju interesojnë vërtetë. Pse? Një lloj lodhjeje e shoqëruar me një ndjesi nervozizmi në familje dhe në punë, duhet të bëjnë që të merrni kontrollin dhe të shmangni përplasjet duke I dhënë prioritet relaksit.

UJORI:

Ka ardhur momenti kur jeni të fortë, e shtuna dhe e diela janë brilante dhe do ju dhurojnë emocione. Jo vetëm kaq, do gjeni edhe dëshirën dhe gëzimin për të planifikuar të ardhmen. Kuadri i yjeve është i favorshëm, e megjithatë për ata që punojnë nën dikë dhe në një punë jo shumë krijuese, ka pak vuajtje. Duke qenë se Jupiteri ju ndihmon, mund të jetë rasti për të ecur përpara. Nëse nga një anë ka probleme dhe angazhime në nivel ekonomik, nga ana tjetër 2019 pritet të jetë një vit i begatë për dashurinë.

PESHQIT:

Në fundjavë gjërat do përmirësohen disi, pas një të enjteje me tension dhe negative, është momenti I mirë për ta kapërcyer. Viti I Ri me dy fytyra: dikujt do I buzëqeshë, të tjerë do të duhet të marrin veten nga një tërmet sentimental. Për ata që janë të martuar dhe bashkëjetojnë, nuk është një periudhë qetësie. Duhet të reflektoni për shkaqet, je ti që je larguar duke iu dedikuar emocioneve të tjera, apo edhe dy historive? Apo është faji I partnerit. Mendojeni.

  • Një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button