Your Life

Horoskopi më i ndershëm që do të lexoni ndonjëherë (për ata që e urrejnë Astrologjinë)

Screen Shot 2016-04-22 at 09.21.36

Misteret komplekse të vallëzimit të yjeve mund të jenë të vështirë për t’u interpretuar.

Dashi

Gjithmonë gati që të ndërmerrni risqe për të zgjeruar horizontet tuaja, duhet të frenoni dhe të qetësoheni. Kaloni pak kohë në natyrë, por mos e shihni drejt e në sy jetën e egër. Nuk jeni të përgatitur për pasojat.

Demi

Stabiliteti po ju vë përfund dhe po ju bën një njeri vërtetë të vështirë për të ndenjur. Tregoni që jeni fleksibël dhe spontan, duke e marrë të gjithë zyrën për një pije, në një lokal trendy. Sigurohuni që ta ruani faturën për taksat.

Binjakët

Yjet tregojnë se jeni si të zënë në një ulluk. Zgjidhni një hobi të ri për të shfaqur talentet tuaja të shumta. Kërcimi për shembull është një ushtrim i shkëlqyer, që nxjerr në pah fizikun, koordinimin dhe stilin tuaj.

Gaforrja

Mjaft me seriozitetin për gjithcka, e dashur Gaforre! Merr kohë për të luajtur pak me ata që ke përreth. Luajini ndonjë rreng. Sa më i menduar të jetë, aq më shumë njerëzit do e vlerësojnë ndjesinë. Nëse jeni tashmë në ujë të nxehtë për shkak të ankimeve tuaja, bëjini momentet e mërzitshëm të shndërrijnë sërish, duke pyetur njerëzit “cfarë po bëjnë ata saktësisht me jetën e tyre”?

Luani

Yjet po tregohen mizorë me ju, i dashur Luan. Ju jeni i detyruar që të gjeni dëshirën e zemrës në një rrugë të errët dhe misterioz. Mund t’ju ndodhë dhe ndonjë plackitje së afërmi, kështu që zgjidhini me kujdes rrugët e errëta ku ecni.

Virgjëresha

Në këtë periudhë yjet reshtohen në favorin tuaj, për t’u siguruar që jeni i relaksuar dhe i qetë. Përfitoni duke ngrënë sa më shumë ushqim indian dhe meksikan që të mundeni.

Peshorja

Jeta juaj romantike do të marrë më shumë vëmendje nga sa jeni të vetëdijshëm. Ngacmuesit do të shumëfishohen, por duhet t’i luftoni dhe eleminoni duke i kundërvënë mes tyre.

Akrepi

Trainimi juaj shkon drejt fundit. Shumë shpejt do të jeni një ninxhë qiellore, që do të rregullojë gabimet e fqinjësisë tënde. Ai “maskarai” që parkon gjithmonë tek vendi yt e meriton…

Shigjetari

Kohët e fundit keni marrë shumë këshilla. Për të pastruar konfuzionin dhe gjetur një rrugë vendimtare, hidh një monedhë deri kur të mbetet vetëm një opsion. Mbani mend që jeni bekuar prej yjeve.

Bricjapi

Kohët e fundit keni qenë vërtetë duke gjetur vetveten. Ju e kuptoni fuqinë e emocioneve dhe veprimeve tuaja. Yjet thonë se do të vazhdoni të përjetoni jetën, të keni emocione dhe të bëni gëra të mëdha.

Ujori

Yjet janë të gatshëm t’ju udhëheqin në një tokë fantastike, ku e pamundura ndodh përditë.

Peshqit

Do të shihni që me ju do të ndodhin ndryshime domethënëse. Do të filloni t’i largoheni dritës dhe të kërkoni gjak të ri. Mos harroni kurrë t’u përmbaheni objektivave të mëparshme./bota.al

Leave a Reply

Back to top button