Zodiak Ditor

HOROSKOPI / Parashikimi i yjeve për këtë të martë, 29 tetor 2019

DASHI

Përfitoni nga koha e lirë për të bërë një aktivitet fizik. Nga sporti nuk do të përfitojë vetëm trupi, por edhe mendja. Ju jeni ende pak të pavendosur mbi rrugën që duhet të merrni. Ky konfuzion nuk ju lejon të shihni dritën në fund të tunelit.

DEMI

Një marrëdhënie e rizbuluar ju bëri të kuptoni se sa e rëndësishme është t’i jepni dikujt një shans të dytë, pa bërë përjashtime. Një miqësi dëshiron të shndërrohet në diçka më shumë, por a jeni të sigurt? Thoni të vërtetën, ju pëlqen shumë liria për të hequr dorë prej saj.

BINJAKET

Një darkë e shpenguar mes miqve është vetëm ajo që duhet për të larguar shumë mendime të rënda që ju shoqërojnë gjatë kësaj kohe. Ju jeni me kokën mbi re dhe mendoni për dashurinë dhe partnerin tuaj. Ajo që ju duhet është padyshim dikush për të përkëdhelur!

GAFORRJA

Kujdes nga njerëzit që pretendojnë pa dhënë asgjë në këmbim. Miqësitë nuk shërbejnë kurrë vetëm për të ofruar favorizime. Nëse ndiheni pak poshtë në humor, mendoni për vështirësitë që keni kapërcyer. Jo çdo e keqe vjen për të bërë dëm, dhe së shpejti do të keni një lajm të mirë.

LUANI

Partneri ju ka bërë një surprizë të këndshme. Kjo ju kujtoi sesi e keni lënë pas dore kohët e fundit. Një veprim i guximshëm do t’ju lejojë të qëndroni larg nga turma, duke fituar pikë edhe në sytë e atyre që besojnë se jeni sipërfaqësorë.

VIRGJERESHA

Mos lejoni që të tërhiqeni nga shqetësimet e shumta të kësaj periudhe. Ju nuk jeni vetëm në përballjen me këtë periudhë të vështirë. Ju kënaqeni duke punuar dhe kjo funksionon në favorin tuaj kur keni nevojë të bëni diçka të jashtëzakonshme. Shefat tuaj do të jenë shumë të lumtur me punën.

PESHORJA

Ndonjëherë ndaleni për një moment dhe vlerësoni nëse përpjekjet që po bëni janë duke dhënë rezultatet e pritura e të nevojshme. Reflektoni sot mbi këtë gjë. Lehtësia që ju karakterizon mund të luajë kundër jush tani që ju kërkohet t’i kushtoni vëmendje, kini kujdes nga projektet e reja.

AKREPI

Jepini vetes pak pushim. Do të jetë në dobinë tuaj dhe njerëzve përreth jush, ju keni qenë pak të ashpër kohët e fundit. Ju jeni aq bindës sa mund të sillni çdokënd në anën tuaj, edhe kur gaboni.

SHIGJETARI

Përfitoni nga koha juaj e lirë për të vizituar një mik që nuk e keni parë prej kohësh. Mbajtja e miqësive të gjalla është thelbësore. Shkaku i dhimbjes së stomakut? Sigurisht që është i lidhur me acarimin e takimit përsëri me një ish, apo faktit që jeni krejt indiferentë.

BRICJAPI

Mos lejoni që dita t’ju prishë një mëngjes të mbushur me të papritura. Mbrëmja do të jetë e gjallë dhe shumë e këndshme. Pamja e një miku apo mikeje do të japë kthesë ditës tuaj, duke ju dhënë gëzim dhe humor të mirë, që ju nevojiten aq shumë. Hiqjani pluhurin buzëqeshjes tuaj!

UJORI

Partneri nuk duket se i jep rëndësi ambicieve tuaja. Theksojani motivimin tuaj dhe sa të rëndësishme janë këto qëllime. Java ka filluar, por tashmë po mendoni për fundjavën, duke u organizuar për një udhëtim diku.

PESHQIT

Një person i dashur për ju ka zhgënjyer shumë kohët e fundit. Mundohuni të kuptoni arsyet para se të kërceni në përfundime të nxituara. Ju keni një prirje libertine, por për disa kohë keni ndjerë nevojën për një situatë të qëndrueshme, madje edhe në marrëdhëniet tuaja me partnerin.

Leave a Reply

Back to top button