Teknologji

I dashur, kujdes, të lexoj çfarë ke brenda

Screen Shot 2015-07-21 at 14.43.57Eshtë një algoritëm në gjendje të deshifrojë emocionet. Por a do të na bëjë të kemi marrëdhënie më të mira?

Disa njerëz nuk janë në gjendje që të gjykojnë emocionet e të tjerëve dhe i injorojnë. Unë kam problemin e kundërt: jam tepër e vetëdijshme për shprehjen që më rrethon dhe mbetem e paralizuar nga pasiguritë dhe paranojat, mbi atë që mund të mendojnë për mua. Fatmirësisht, narcizizmi im fiton dhe unë vazhdoj të flas. Kështu që, gjendem duke kërkuar maksimumin e vëmendjes, ndërkohë që fshij duart, bashkë me djersën që më shkakton mendimi se të gjithë më urrejnë. C’est la vie!

Po nëse teknologjia do të na ndihmonte të kuptohemi mes nesh? “Affectiva” (një emër që tingëllon si markë kosi me fruta) po punon. Eshtë sistemi i kodifikimit pamor, më i saktë në qarkullim. Përmes ekranëve tanë të ipad apo smartphone, ka kodifikuar miliona fytyra në 75 vende, deri sa ka mbledhur një bazë të dhënash të besueshme. Me Affectiva, çdo ekran do ta dijë nëse përdoruesi është i zhgënjyer, i emocionuar, apo kaps.

Natyrisht, kjo është një gjë e madhe për reklamat. Po çfarë pasojash do të kishte në jetën tonë të përditshme sociale? Një demonstrim e ofron një djalë i ri me Google glass, që flet me një vajzë. Në ekranin e tij shfaqet përqindja e buzëqeshjes së saj, prirja e vetullave, angazhimi etj.

Po kjo teknologji, a mund të ndikojë marrëdhëniet tona ndërpersonale dhe mënyrën si bëjmë seks? Sigurisht, mund të të ndihmojë kur bisedon në chat, dërgon mesazhe apo foto të pista apo romantike në Facebook. E njohim të gjithë vuajtjen, kur mesazhi ynë del “i lexuar”, dhe ne rrimë e presim aty për përgjigjen. Mendoni sikur një ditë të mund të lexonim një mesazh statusi si ky: “Lexuar dhe rilexuar në mënyrë obsesive”, apo “Po të është përgjigjur LOL, por nuk i dukesh aspak argëtues”.

Pastaj, pyetjet që do të ngriheshin natyrshëm: Jam unë që e vë në siklet? Më do për trupin tim, apo më do njësoj, pavarësisht nga trupi? A është dashuri e vërtetë? SHumë shpejt do të dimë gjithçka. Por, mbase është më mirë të mos dimë… /Wired – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button