Nunc est Bibendum

I harruari Vermuth

“Aty ku gin-i kryeson, vermuthi ndjek pas” – thotë Valentine Low e The Times duke iu referuar Britanisë së Madhe

images (1)Nga Andi Qinami

Pija e dytë na intereson më tepër sot. Vermuthi, me bazë verën e përforcuar me bimë të ndryshme rrënjë apo erëza, e quajtur e tillë nga gjermanët rreth fillimit të shekullit të shtatëmbëdhjetë nga wermuts – emri për artemisia absinthium, njëri nga barnat e përdorur, më i rëndësishmi ndoshta – por e bërë me të vërtetë e famshme në Torino në vitin 1786, nga Antonio Benedetto Carpano. Ky pasi njohu cilësitë e Moskatit, vendosi t’i shtojë barna dhe erëza sipas një recete të murgjve të luginës prej nga vinte dhe ai vetë. Kështu lindi Vermuthi i vërtetë, sipas dikujt, e u përdor si vera e bardhë e thatë, si ajo e kuqe. Nuk kaloi shumë dhe nga të dy anët e Alpeve filluan menjëherë ta prodhojnë. Që atëherë është pirë më vete, i zgjatur me ujë, por gjithmonë i ftohtë.

Nganjëherë më ekzotike nganjëherë më kurative apo anestetizuese, në varësi të barnave të përdorur, Vermuthi mbeti thuajse i harruar për shumë vite, me ndonjë përjashtim si psh. Martini a Campari (dyshoj se shumë e kanë parasysh që për një Vermouth bëhet fjalë).

Sot Vermuthi – një përbërës kyç i dry martini-it, që ushqeu edhe gjeneratën Mad Men të viteve gjashtëdhjetë (për të cilën edhe seriali televiziv transmetuar edhe në Shqipëri, edhe pse se jo aq i famshëm sa telenovelat turke), dhe i negroni-t, një nga cocktail-et më popullorë në mesin e turmës së më të rinjve, në Britani dhe në Itali – është duke u rikthyer.

Kathleen-Richards-Babcock-Vermouth-13560Sipas një supermarketi britanik, që udhëheq sektorin në terma shitjesh, shitjet e Vermuthit po njohin një rritje të pa precedentë. Me sa duket për këtë pije, sosën vitet e ndalimit pse konsiderohej si diçka që pihej nga gjyshërit. Jo më kot, pija të sjell ndërmend Mbretëreshën Nënë, Elizabeth, e njohur për dashurinë e saj për një Martini të mirë.

Gazetarja Low na kujton se të pakten në Britaninë e Madhe, Vermuthi nuk ka qenë shumë i famshëm që prej ditëve kur Joan Collins dhe Leonard Rositer reklamonin pijen Cinzano. Disa jo fort të rinjve, duhet t’i ngjallë kujtime. Por vitet e fundit 2-3 marka me të vërtetë të njohura , kanë krijuar në mënyrë konstante reklama shumë mbresëlënëse (shpeshherë skandal-krijuese kanë qenë reklamat e pijeve si Martini e Campari).

Si mund të shijohet më mirë një vermouth? Fantazia kalon nga konsumimi më vete deri në përdorimin në kuzhinë, siç fton njëfarë Nigella Lawson, e famshme në Britani për recetat e saj të kuzhinës. Po pse jo, do thoja, një martini rose’ mbi shumë akull, një spërkatje shurup shege dhe dy gjethe mente, gjatë orëve të nxehta përballë detit, mbështetur në një chaise lounge… asnjëherë vetëm. Në rikthimin që vihet re, është më shumë për sa i përket të pirit të Vermuthit më vete se sa si përbërës në cocktails.

Ernest Hemingway preferonte gin-in dhe Vermuthin në raport pesëmbëdhjetë me një, ndërsa sipas thënies së famshme dhe “simpatike” të Sir Winston Churchillit, mënyra më e mirë e të pirit një Martini, është me gin të ftohtë akull dhe një hark në drejtim të Francës.

il_570xN.541642026_2ecxNë Londër, një gjelltore (ndoshta termi tingëllon jo fort poztiv në shqip, por duhet kontribuar edhe në rikthimin e terminologjisë origjinale) e vogël italiane, quajtur ”Mele e Pere”, ka ngritur një bar dedikuar Vermuthit ku shërben 20 të tillë të ndryshëm, përfshirë edhe ato të prodhuara vetë në ambientet e lokalit. Manaxheri Ed Scothern thotë se interesi është rritur shumë kryesisht për lloje të reja Vermuthi me origjinë nga vende si Gjermania, Australia, SH.B.A, por edhe për marka më të njohura, nga Italia dhe Franca. “Njerëzit e mendonin Vermuthin si një pije super të ëmbël apo super të hidhur që zakonisht të kujton gjyshërit. Si të bëhej fjalë për atë pijen që mbahet diku thellë aty nga fundi i dollapit. Por në fakt Vermuthi është një pije e madhe në një cocktail, dhe shumë lozonjare e pirë më vete. Ka kaq shumë shije dhe stile të ndryshëm”.

Edhe zonja Thomson, e cila bashkë me të shoqin prodhon në Sussex një Vermuth krejt anglez, thotë se kureshtja për Vermuthin u rindez nga tendenca e përgjithshme për pije dhe ushqime me prejardhje intereante. “E në qoftëse se njerëzit – thotë ajo – pëlqejnë gin-in, ata duan dhe një Vermuth cilësor për ta plotësuar”.

Max Charter, mjeshtër distilues i cocktail bar-it, Bump Caves, në pjesën jugore të Londrës, thotë: ‘’Vermuthi e ka bërë për vete atë brez të ri pijetarësh që dinë të çmojnë prejardhjen dhe artizanalen. Këta njerëz nuk duan veç marka të njohura në cocktails klasikë, ata po ashtu po kërkojnë banakëve, brand-e të panjohura e po i pijnë të papërzier me një kub akulli e një spërkatje portokalli. Duan të shijojnë shijen komplekse dhe unike të pijes më vete”.

Por, Dry Martini dhe Negroni mbeten një këshillë e mirë edhe për më të rinjtë në Tiranë. Vodka redbull e përdorur rëndom prej disa vjetësh tashmë, do t’i hiqte të qënit speciale, gojës së cilësdo zonjushe të këndshme apo juve vetë, ndërsa një Negroni do tju bëjë ta shoqëroni fort mirë – madje mund të kthehet në një aleat – gjininë më të ndjeshme, duke e shijuar dhe ju vetë!

Leave a Reply

Back to top button