Sport

I tregojmë Juves kush jemi

Screen Shot 2015-02-24 at 2.48.06 PMJurgen Klopp është i bindur se Dortmund ka shanse të mira për të kaluar fazën e 1/8 dhe Juventus nuk e tremb aspak.
Borusia e Dortmundit i afrohet përballjes së 1/8 në Champions League me Juventusin me sezoni që e shfaq si një skuadër me dy fytyra, ngec në kampionat, pavarësisht se edhe aty ka dhënë sinjalet e ringjalljes me 3 fitore në 3 ndeshjet e fundit, dhe me shpejtësi turbo në Champions League, ku dominoi në fazën e grupeve.
“Është e vështirë të kuptosh se cfarë na ndodh në Bundesliga, besoj se ka ardhur momenti të tregojmë se kush jemi. Kemi një gjendje fizike më të mirë se në pjesën e parë të sezonit. Kemi pasur shumë dëmtime, por së fundmi edhe kohën për të punuar duke u përmirësuar, së shpejti do të kthehemi në nivelin që na takon”.
Jurgen Klopp është i bindur se skuadra e tij ka shanse të mira për të kaluar fazën e 1/8 dhe Juventusi kampion i Italisë në 3 sezonet e fundit nuk e tremb aspak, madje për të argumentuar bindjen e tij sjell në ndihmë edhe historinë. “Në momentin jemi në gjendjen më të mirë të mundshme. Kemi rikuperuar thuajse të gjithë lojtarët që ishin të padisponueshëm dhe vijmë pas 3 fitoreve rradhazi. Juventusi ka një histori të rëndësishme, por ne jemi të motivuar për të demonstruar gjithë vlerat tona. Jemi në ditët tona më të mirë, si në finalen e 1997. Me Juventusin nuk kemi më shumë distancë nga ajo që ishte në të kaluarën”.
Por historia shpesh shërben vetëm për statistikat pasi një histori e re është gati të shkruhet , dhe Klopp bën edhe krahasimin mes dy skuadrave aktuale.
“Juventusi ka eksperiencë, lojtarë dinakë dhe luan me kualitet edhe me ritëm të ulët. Ne kemi një ritëm më të shpejtë, duhet të shfrytëzojnë rastet tona. Jam i bindur se mund të avancojmë. E di që italianët janë shumë taktikë, ne do të shikohim se si do të shtrohet ndeshje dhe do të adaptohemi, por mënyra jonë e të luajturit do të jetë gjithmonë e njëjta”.

Leave a Reply

Back to top button