Enigma

Imazhe misterioze të lashtësisë: Zoti i kafshëve

screen-shot-2016-10-26-at-11-33-14

Zoti i kafshëve paraqet një burrë (ose grua) me dy kafshë në krahë, që i mban në një shfaqje dominimi. Kafshët specifike variojnë, nga gjarpërinjtë, tek demat dhe luanët. Një prej shembujve më të vjetër, një vulë 5000 vjecare nga Uruku, shfaq një figurë që mban dy dhi.

Për 3000 vjet, simboli ishte i kudondodhur, duke u paraqitur në çdo gjë, që nga petroglifët e Epokës së Bronzit, deri tek enët e bronzit të Italisë romake, apo varret e mbretëreshave të flijuara afgane.

Kultura misterioze e Luginës së Indit e vendoste atë në vula, ndërsa Skithët e donin aq shumë, sa që ata e vinin praktikisht në thelb çdo gjë. Dy shembuj të veçantë e të famshëm mund të gjenden në thikën e Gebel el-Arak (nga Egjipti prehistorik, rreth vitit 3400 pes) dhe kazanin Gundestrup (nga Danimarka rreth vitit 100 pes).

Teoria aktuale është se ky motiv u shfaq nga Mesopotamia e lashtë dhe më pas u asociua me heroin e gilgameshit. Por mbetet e paqartë se si fitoi një popullaritet kaq të përhapur. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button