Qeveria indiane ka thënë se “nuk ka prova” që mauzoleumi i famshëm mysliman i Taj Mahalit ka qenë në fillimet e veta një tempull hinduist. Një gjë të tillë e ka deklaruar ministri i Kulturës, mahesh Sharma, duke u përgjigjur gjatë një seance pyetjesh në Parlament. Seanca ishte kërkuar nga një grup avokatësh hindu të Agras, qyteti ku ndodhet varri i shenjtë, të cilët vitin e kaluar kishin paraqitur një denoncim në gjykatë, duke kërkuar përdorimin e vendit të shenjtë./Bota.al
Less than a minute