Sport

Inter – Milan, po bën bujë në Itali deklarata e Spallettit për derbin e MIlanos

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti qysh nga tani po i frikësohet Milanit.

Trajneri i nerazurëve ka thënë se ai nuk e ka parë humbjen e rosonerëve ndaj Romës javën e kaluar, por ata kanë skuadër cilësore.

“Ka ende kohë deri në përballjen me Milanin, por ata kanë një skuadër cilësore. Milani humbi ndaj Romës, por unë atë ndeshje nuk e kam parë dhe nuk mund të them asgjë”, ka thënë  Spalletti.

“Ata humbën edhe ndaj Lazios, që është një skuadër shumë e papërshtatshme, por që unë do të kem shumë kujdes nga ata, pasi sulmi i tyre mund të dënoj nëse u lë hapësira”, ka shtuar trajneri i Interit.

Leave a Reply

Back to top button