Sport

INTERVISTA / De Biasi: Ishte drithëruese ajo që u tregova futbollistëve, para se të futeshin në fushë…

Screen Shot 2016-06-21 at 10.41.04

Zero pikë (dhe shumë pak fat) me Zvicrën, zero (dhe shumë pak fat) me Francën, tre pikë (hera e parë në histori europianësh) me Rumaninë. Shqipëria e Gianni De Biasit nuk është jashtë gare, por as brenda. Shpreson që të jetë një nga katër ekipet e treta që kualifikohen. (bota.al)

Gianni de Biasi, nëse Italia mund Republikën e Irlandës mund t’ju japë një shtysë për të mbetur në Francë ndër të tretat më të mira. A do i telefononi Kontes?

Nuk ka nevojë. E njoh Antonion prej kohësh, e njoh mentalitetin e tij, dëshirën për të mos hequr dorë asnjëherë. Do të bëj tifozllëk për Italinë dhe jam i sigurtë se të kaltërit do të luajnë ndeshjen e zakonshme, sikur në lojë të jetë kualifikimi, dhe jo vetëm tre pikë për të mbyllur mirë fazën e parë.

Të zhvendosemi pakëz prapa në kohë. Goli i Sadikut, Shqipëria mund rumunët, Tirana shpërthen nga gëzimi…

Një emocion i pabesueshëm, për mua, por mbi të gjitha për djemtë. Nuk ndiheshim rehat për mënyrën si kishim humbur dy ndeshjet e para me Zvicrën dhe Francën: kemi shkruajtur historinë e vendit tonë.

Çdo sipërmarrje ka një para dhe pas. Cfarë i thatë skuadrës pak minuta para ndeshjes?

U thashë të shohin një video që rrëfen rilindjen e Shqipërisë, edhe falë futbollit, kualifikimin tonë në Europian, faktin që nuk konsiderohemi më hirushja e radhës: një moment drithërues…  (bota.al)

Po pas ndeshjes?

Njëqind, një mijë telefonata. Dhe pamjet e Tiranës në shesh. Kryeministri na tha që do të na japë pasaportën diplomatike dhe një çmim special. Edhe sikur të mos kualifikohemi në të tetat.

Çfarë përshtypje ju la Franca?

Ajo e një kombëtareje të formuar nga futbollistë me cilësi, por që arsyeton pak si skuadër. Na mundën vetëm në minutën 90, dhe më herët edhe ne kishim rastet tona: ja pra, francezët u lënë gjithmonë liri kundërshtarëve.

Nesër do të bëni tifozllëk për Konten dhe të kaltërit. Ku mund të mbërrijë kjo Itali?

Shumë larg. Para europianit thashë se mund të ishim kandidatë për një prej katër skuadrave më të forta të turneut, tani mundem vetëm ta konfirmoj parashikimin tim: e patë se çfarë leksion futbolli i dhamë Belgjikës? Antonio është një mjeshtër.

Një grup i fortë dhe krenar. Një mbrojtje e hekurt: jemi vetëm kjo?

Të mos bëjmë shaka. Kombëtarja jonë është e formuar nga futbollistë me cilësi dhe ka forcën që nuk ekzistojnë titullarë e rezerva. Të tjerët nuk kanë organizimin tonë. Bota.al

Sot dhe nesër, pastaj verdikti. Si do i jetoni orët që ju ndajnë nga të tetat e finaleve ose kthimi në shtëpi?

Në mënyrën më të qetë të mundshme. Nëse largohemi, do e bëjmë me kokën lart. Në dy ndeshjet e para paguam mungesën e përvojës, e tregon lehtësia me të cilën luajtëm dhe fituam sfidën e tretë.

Shqipëria bashkë me Gjermaninë, Spanjën, Francën, Italinë…

Shqipëria e ka kaluar provimin. /La Stampa – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button