Do të ndihesha i çorientuar nga ideja e të jetuarit në një botë pa simbole. E di që nuk do të mund të bëja pa atë repertor shumë të madh dhe të mprehtë frazash, objektesh, kujtimesh që kanë hyrë – pak a shumë me të drejtë – në jetën tonë të përditshme. Ndonjëherë e rregullojnë, herë të tjera e prangosin. Prandaj, kur lexova librin e ri të Gennaro Sassos, “Alegoria dhe simboli” pata një ndjesi lebetie, për forcën shkatërrimtare më të cilën ai përshkon universin e simboleve. Nga i njëjti autor më kish rënë në duar një libër i tij për Danten (“Gjuha, Bibla, historia”). Po cili më shumë se sa poeti, i ka shijuar interpretimet alegorike?…