Sport

Inzagi: Berluskoni na rri pranë. Më telefon kur flej gjumë

Screen Shot 2015-02-22 at 20.07.52Pas fitores 2-0 ndaj Cezenës, traineri i Milanit Pipo Inzagi ka deklaruar se “sot duhe t’u bëj komplimenta të gjithëve. Mbi të gjitha në 30 minutat e para jemi rikthyer MIlani i disa kohëve më parë, jemi të lumtur për fitoren por nuk kemi bërë ende asgjë. Tani duhet vazhdimësi në rezultate, doja një sukses duke luajtur futboll të bukur dhe pas kësaj pasdite kemi më shumë besim në vetvete. Tani na duhen edhe dy fitore. berluskoni? Eshtë inteligjent, na rri shumë pranë këto kohë dhe me mua si gjithmonë është shumë i mirë. Më telefonon edhe kur jam duke fjetur.

 

Leave a Reply

Back to top button