Deri më sot janë raportuar një numër i shumtë i thashethemeve mbi specifikat e mundshme të iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus dhe tani duket se mediat e teknologjisë kanë më shumë informacione lidhur me modelet e reja të telefonave të Apple.
Apple së fundmi e ka prezantuar iOS 9 beta dhe softueri i ri e ka shtuar mbështetjen për kamerën e FaceTime me 1080p video capture, ndërsa iPhone 6 dhe 6 Plus ofrojnë mundësinë e shkrepjes së fotografive në 720p për kamerën e FaceTime.
Dhe kjo gjë sugjeron se modelet e reja – iPhone 6S dhe 6S Plus vijë me opsionin Full HD për FaceTime, ndërsa iOS 9 sugjeron se FaceTime do të jetë edhe me ndriçues në kamerë, në pjesën e përparme të pajisjes.
iPhone 6S dhe 6S plus besohet se do të vijnë me dizajn të njëjtë sikurse versionet e tyre paraprake, por që dallimi i vetëm do të jetë hardueri dhe përmirësimet softuerike.
Apple pritet ta prezantojë edhe procesorin e saj të ri, Apple A9 në modelet e reja të iPhone, si dhe të shtojë më shumë RAM memorie në modelet e reja të telefonave të mençur. (Telegrafi)