Apple po heton raporte për iPhone-in e saj të rinj që shpërbëhen, disa ditë pas nisjes së shitjeve.
Fotografitë në mediat sociale treguan një celular iPhone 8 Plus që ishte hapur krejt në anë.
Një person që sapo e kishte blerë, tha se pajisja ishte hapur vetë teksa po karikohej.
Telefoni thuhet se ishte në përdorim për pesë ditë dhe ishte duke u karikuar me një kabllo zyrtare të Apple.
Një tjetër klient, nga Japonia, tha se iPhone 8 Plus i ishte dhënë me ekranin pjesërisht të shkëputur.
Ata hodhën fotografi në Twitter duke treguar ndarjen e telefonit në anë.
Apple konfirmoi se ishte “duke investiguar” dy raporte të problemit, por nuk pranoi të komentojë më tej.
Kuptohet që gjiganti i teknologjisë beson se problemi është i shkaktuar nga bateria dhe nuk paraqet shqetësim për sigurinë. / Bota.al