Nunc est Bibendum

Italia në krye të prodhuesve të verës për këtë vit

Screen Shot 2015-11-07 at 18.21.19Italia do të jetë prodhuesi më i madh i verës në botë, duke parakaluar Francën, pasi kushtet e mira klimaterike siguruan një vjelje më bujare se ajo e vitit 2014

Italia me shumë gjasa do të prodhojë rreth 48.9 milionë hektolitra nga të vjelat e këtij viti, e thënë ndryshe 6,52 miliard shishe, gjë që do ta ringjiste përpara Francës, ka thënë Organizata Botërore e Vreshtit dhe Verës (OIV), rreth dy javë më parë.

Moti i mirë, sidomos në zonat veriore si psh. Krahina e Piemonte-s, gjatë sezonit të zhvillimit të hardhisë, bëri që të vjelat të rriten këtë vit me 10%.

Të vjelat në Francë mendohet të kenë një rritje prej 1 % në 2015-ën duke arritur në 47.4 milionë hektolitra, çka do të thotë 6.32 miliard shishe.

Të dy vendet, gjatë viteve të fundit, janë munduar të zvogëlojnë prodhimin e përgjithshëm të verërave të zakonshme.

Konsumi i brendshëm kombëtar është momentalisht pikën më të ulët historike në të dy vendet dhe, si prodhuesit italianë ashtu edhe ata francezë, janë munduar tu përçojnë tregjeve të eksportit mesazhe që kanë të bëjnë në rradhë të parë me cilësinë. Bashkimi Evropian u ka ofruar kompensim prodhuesve që kanë pasur të ardhura, në mënyrë që ti joshë ata ti shkulin vreshtat e tyre.

Po kështu ka ndodhur me Spanjën, e cila do të mbesë prodhuesi i tretë në botë për 2015-ën, me një prodhim që vlerësohet në 36.6 milionë hëktolitra, apo 4.9 miliard shishe e përbën një ulje prej 4% krahasuar me vitin 2014.

Larg Evropës, Kili pritet të njohë një rritje të prodhimit të verës të barabartë me 23%, nga vjelja e vitit 2015. Ky record do të jetë i barabartë me 12.87 milionë hektolitra apo 1.7 miliard shishe.

Argjentina fqinje, pritet të prodhojë 12% më pak verë në vitin 2015 apo 13.4 hektolitra, pra 1.79 miliar shishe.

Shtete e Bashkuara, që janë njëkohësisht edhe konsumatori më i madh në botë, do të ruajnë vendin e proshuesit të katërt për vitin 2015, me rreth 22.1 hektolitra – 2.9 miliard shishe – 1 % mbi vitin 2014.

Andi Qinami

 

Leave a Reply

Back to top button