Kompanitë më të mëdha amerikane të teknologjisë, kanë paralajmëruar administratën e Obamas se janë kundër imponimit të politikave të reja, që siç thonë ata do të dobësonte sistemin e sofistikuar për deshifrimin e të dhënave, të dizajnuar enkas për mbrojtjen e privatësisë së konsumatorëve.
Në një letër dërguar të martën presidentit amerikan Barak Obama, dy shoqatat e industrisë që përfaqësojnë kompanitë që prodhojnë harduer dhe softuer të ndryshëm thuhet: “Jemi kundër çdo politike ose mase që do të minonte deshifrimin e të dhënave personale të konsumatorëve tonë”.
Këshilli i Industrisë së Teknologjisë të Infomacionit dhe Asociacioni i Industrisë së Informacionit dhe Softuerëve, përfaqësojnë gjigant si: Apple Inc, Google Inc, Facebook Inc, IBM dhe Microsoft Corp, të cilat janë kundër çfarëdo qasjeje të qeverisë në telefonat e mençur dhe pajisjet e tjera digjitale.