Sport

Ja kundërshtarët e Shqipërisë në Europian. Ka edhe një “përplasje” vëllezërish shqiptarë

Screen Shot 2015-12-12 at 19.05.41

Eshtë hedhur më në fund shorti i Europianit të vitit 2016 që do yë luhet në Francë, në të cilin për herë të parë në historinë e saj është kualifikuar dhe Shqipëria. Ekipi ynë kombëtar do të ndeshet me vendin organizator, Francën, si dhe me Rumaninë dhe kombëtaren e Zvicrës, ku luajnë disa lojtarë me origjinë shqiptare.

Duket se është realizuar edhe dëshira e babait të Taulant Xhakës, i cili ishte shprehur që do të donte të shihte një përballje të Shqipërisë ku luan me Taulanti, me ekipin zviceran, ku luan vëllai i tij, Graniti.

Të pyetur menjëherë pas hedhjes së shortit, dy prej futbollistëve shkodranë të kombtares shqiptare, Hysaj dhe Bala janë shprehur më se optimistë. Hysaj ka qenë më i guximshëm, teksa është shprehur se parashikon që Shqipëria të zërë një prej dy vendeve të para, ndërkohë që Bekim Balaj është treguar disi më i matur, megjithëse ka deklaruar se parashikon që Shqipëria të marrë 2 barazime dhe një fitore në këtë grup.

Një gjë e vecantë është fakti që ndeshja e Shqipërisë me Francën do të luhet në stadiumin Velodrom të Marsejës, pikërisht aty ku kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana, është një idhull i tifozerisë vendase. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button