Sport

Ja kush janë 3 skenarët si mund të kualifikohet Shqipëria në Francë

Screen Shot 2015-10-07 at 20.13.12

Kombëtarja shqiptare ka tre variante për të siguruar kualifikimin historik në Euro 2016.

Varianti 1 – Danezëve u ka mbetur vetëm një ndeshje. Nëse ata arrijnë të fitojnë në Portugali, ndaj një rivali shumë të fortë, por që mund të vuajë motivimin, atëherë shpresat e Shqipërisë për vendin e dytë zbehen. Kjo, për shkak se i duhet t’i fitojë të dyja ndeshjet e mbetura, saktësisht atë kundër Serbisë në shtëpi dhe ndaj Armenisë në transfertë.

Varianti 2 – Nëse Danimarka barazon në Portugali, Shqipërisë nuk i mjaftojnë dy barazime në ndeshjet e mbetura. Edhe pse do të kishin 13 pikë, po aq sa danezët e vendit të dytë, kuqezinjtë vuajnë ndeshjet direkte ndaj tyre, saktësisht faktin që ata kanë shënuar gol në fushën kundërshtare (0-0 në Kopenhagen, 1-1 në Elbasan).

Varianti 3 – Nëse Portugalia na bën “nder”, duke fituar ndaj Danimarkës, atëherë ekipi i De Biazit ka shumë shanse për kualifikim. Kjo, sepse do t’i mjaftonin dy barazime ndaj Serbisë dhe Armenisë, ose nëse do të fitonte vetëm njërën prej tyre

Leave a Reply

Back to top button