Shkence

Ja kush janë 4 burimet e stresit

stresAnkth, stres, presion….. janë fjalët që kanë zënë vend të fort në fjalorin e përditshmërisë sonë. Për fat të keq nuk janë vetëm fjalë, por gjendje që i jetojme pothuajse të gjithë. Ritmi i pandalshëm i jetës, problemet, komunikimi jo rezultativ, mosnjohja e vetes sonë, përplasjet me njëri-tjetrin, i zmadhojnë këto gjendje. Por, përtej zakoneve të jashtme dhe situatave stresuese të secilit, ekzistojnë dhe burime endogjene stresi, që do ti quajmë në mënyrë simbolike “Zërat e Vegjël” që na çojnë në sjellje të gabuara dhe të pakonfirmuara. Por, le ti shohim në mënyrë më analitike në artikullin që vijon.

4 BURIMET E STRESIT : ZËRAT E VEGJËL DHE TË MËDHENJ

Që njeriu të zbulojë veten e tij, veten e tij të vërtet, të zbulojë se cila është esenca e tij në të vërtet, është një gjë e vështirë, edhe pse është veprimi më me vlerë dhe më i rëndësishëm që mund të bëjë gjatë jetës së tij. Shumë prej nesh ecim në botë pa e ditur se kush jemi, nga vijmë dhe ku po shkojmë. Nuk e njohim identitetin tonë të vërtet, nuk e dimë se çfarë ka vlerë dhe çfarë nuk ka, çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është e parëndësishme.

Prandaj është e dobishme që të merremi me Filozofi. Me Filozofi nuk nënkuptojmë studimin e historisë së rrymave filozofike, të filozofëve më të mëdhenjë të të gjitha kohërave dhe teorive të tyre, por nënkuptojmë hetimin e të gjitha atyre vlerave që janë të vërteta, të rëndësishme dhe të dobishme për ne dhe për të gjithë njerëzit.

Pra, në një udhëtim të tillë kërkimi ka shumë gjëra mbi të cilat duhet të kërkojmë, duke filluar nga vetë vetja jonë dhe nga natyra jonë njerëzore.

Njeriu është një qënie e shumëfishtë dhe më e ndërlikuara në krahasim me mbretëritë e kaluara të qënieve në natyrë (kafshë, bimë, sende). Dallohet për formën e tij, për forcën dhe shumëllojshmërinë e emocioneve të tij, aftësine e të menduarit dhe të kuptuarit të ideve, për kalitjen e vlerave më të larta, vetëdijes dhe moralit.

Përgjithësisht, do të mund ti gruponim këto 2 elementë në dy kategori, Personalitetin, që e formonë forma jonë materiale, energjia gjallëruese, ndjenjat dhe mendimet tona, dhe Njësia, që përmbanë një Intelekt më të lartë, një force përjetimi të menjëhershëm të natyrës së vërtet të gjërave (Parandjenja) dhe së fundmi Vullneti, forca që lëviz gjithçka në një rrugë ngjitëse zhvillimi drejt formave më të larta. Platoni përdorë në dialogjet e tij një figurë shumë karakteristike për këtë strukturë bazike të njeriut. Paralelizon Personalitetin me një kalë dhe Njësinë me kalorësin e kalit, duke theksuar në këtë mënyrë se brenda nesh ekziston një pjesë më e lartë dhe më me vlerë që duhet të drejtojë dhe të ngasë mjetin që kemi në dispozicionë që të lëvizim dhe të “udhëtojmë” në jetë. Një karakteristikë tjetër e këtij “kalorësi” mitik, është se dallohet gjithashtu nga Vetëdija. Vetëdija si kuptim lidhet ngushtë me Shkencë e Psikologjisë dhe një nga përcaktimet më të pastra që kemi për të është se, përbën Diturinë e gjërave rreth nesh dhe të vetes sonë. Deklarimi “unë kam vetëdije” lidhet shumë me frazën “kam dituri”. Di se kush jam, si jetoj, si sillem, çfarë nevojash kam, kam dije të së drejtës, të vërtetës etj.

Gjithashtu, mund ta përngjasojmë Vetëdijen me një llambë. Llamba në realitetin tonë të përditshëm është një vegël shumë e dobishme në rastet kur nuk ka mjaftueshëm dritë përreth nesh. Na nevojitet llamba që të shohim në errësirë, që të ndriçojmë vendin që na rrethon, që të perceptojmë se çfarë ka përtej nesh, në mënyrë që të mund të lëvizim dhe të bëjmë atë që kemi zgjedhur. Duke e përdorur kështu llambën – vetëdije mund ta drejtojmë në botën tonë brendësore dhe të mund të njohim gjëra, objekte, vende të këtij “përbrënda” që nuk është edhe aq i padukshëm sa i “jashtmi”, por në esencë ,është po aq i rëndësishëm sa edhe bota jonë materiale që ndikon mbi të dhe ndërhynë në të, në një masë të madhe.

Gjithashtu, duke patur parasysh se si qënie kemi një strukturë të komplikuar, dallohemi për një gamë të madhe nevojash, që janë ndryshe për çdo element të vetes tonë. Masloë, ky psikolog i rëndësishëm Amerikanë, studioi nevojat njerëzore dhe i vendosi në mënyrë hierarkike në një piramidë, duke filluar me bazën që përbënin nevojat materiale dhe duke arritur në majë që zinin vënd ato shpirtërore. Kështu, do të mund të njihnim tek vetja jonë:

a) Nevoja biologjike: përmbushja e tyre na lejon të mbijetojmë dhe të jemi të gjallë.

b) Nevojat e sigurisë: përmbushja e tyre na bën të ndihemi të sigurt në mjedisin ku jetojmë, të sigurtë, pa u rrezikuar prej tij.

c) Nevoja për dashuri dhe njohje shoqërore, që të bëjmë pjesë në një grup dhe të bashkëjetojmë me antarët e tjerë të këtij grupi : kur ata janë të kënaqur, ne ndihemi të dashur dhe të pranuar nga anëtarët e grupit për atë që ne jemi.

d) Nevoja për vetbesim dhe pavarësi: kënaqësia e tyre na jep ndjenjën e të qënit me vlerë si njerëz dhe konfirmimin që mund ta kontrollojmë ambjentin tonë, të bëjmë zgjedhje dhe ti japim drejtim jetës tonë.

e) Nevoja për Vetnjohje dhe Vetrealizim : përmbushja e tyre na jep ndjenjën e të pasurit një arsye dhe një qëllim në jetën tonë, ushqejnë vlerat më të bukura dhe më të larta të njeriut, e udhëheq njeriun në jetën harmonike me veten e tij, me njerëzit përreth tij dhe Natyrën.

Sigurisht që sot jetojmë në një moment historik të qytetërimit tonë ku ka shumë injorancë dhe errësirë dhe, siç përmendin shumë historianë dhe studiues të shoqërive dhe qytetërimeve, gjendemi në një mesjetë të re. këto rrethana në nivelin njerëzorë e bëjnë një çështje të vështirë realizimin e këtyre nevojave natyrale njerëzore. Dhe pasojat e një gjëndjeje të këtillë nuk janë edhe aq shumë të kënaqëshme, sepse mosrealizimi i tyre çon në zhvillimin e sjelljeve të gabuara dhe jorezultative, që në thelb i ushtrojnë presion njeriut dhe e çorientojnë.

Duke iu rikthyer pamjes së parë të Vetëdijes, si një llambë dhe duke e përngjasuar Personalitetin me një dhomë të errët, do të mund të thonim se për shkak se ka errësirë dhe drita e llambës nuk është aq e fortë sa për ta ndriçuar të gjithë dhomën, krijohen pika, vende, cepa që mbeten të panjohura, të padukshme dhe të pakontrolluara. Dhe për shkak se nuk ndriçohen nga Vetëdija, veprojnë brenda nesh në mënyrë të pandërgjegjshme,domethënë pa qënë të vetëdijshëm të ekzistencës dhe të funksionit të tyre. Do ti quajmë në mënyrë simbolike këto sjellje të gabuara “Zëra të Vegjël”, sepse pa e kuptuar na bëjnë që të veprojmë në mënyrë të pakonfirmuar.

Kështu nga cepi i nivelit fizik/material të personalitetit tonë, delë “zëri i vogël” “Të jesh i Fortë”. Njeriu që zotërohet nga ky zë, është i shkëputur nga ndjenjat e tij dhe mendon se të gjitha duhet ti bëjë vet. Bëhet i ashpër. Nuk i shpreh lehtë ndjenjat e tij. Nuk kërkon ndihmë, kjo për shkak se mendon se vetëm të dobëtit kanë nevojë për ndihmë e të tjerëve, ndërsa ai vetë është i fortë, ose edhe sepse mendonë se vetëm ai mund ti bejë gjërat mirë dhe në rregull. Që kjo gjëndje të vij në baraznivel, është thelbësore që njeriu ta ndriçojë këtë sjellje të pavetëdijshme me Vetëdije. Nëqoftëse e kupton saktësisht se çfarë po bën dhe pse po e bën, nëqoftëse kupton motorrët e fshehtë dhe shkaqet, në qoftë se e kupton qëndrimin e tij të gabuar, atëhere do të ketë mundësinë të zgjedhë në qoftëse do të vazhdojë të sillet në atë mënyrë ose të ndryshojë dhe ta shndërrojë këtë “zë të vogël” në të kundërtën e saj në “zë të madh” “Të jesh i qetë”. Të qënurit i qetë do t’i lejojë që të pranojë se ka mangësi, që nuk mund t’i bëjë të gjitha vetëm dhe që përfundimisht është që e bukur të pranosh ndihmën e të tjerëve.

Nga cepi i errët i personalitetit tonë që lidhet me energjinë tonë jetëdhënëse dëgjohet zëri i vogël “Rraskapitu”. Njeriu që zotërohet nga ky zë ,nuk e njeh kuptimin e ritmit në veprimtaritë e tij. Ndjen se është i frytshëm nëse ato që arrin, i arrin me stërmundim, sepse punoi shumë për atë. Është një tip manjaku pune që do tu tregojë të tjerëve se punon shumë, edhe pse disa herë mundimi që ai derdh është i panevojshëm, sepse jo të gjitha gjërat kanë nevojë për një stërmundim. Pasiguria brendësori mund ta çojë drejt teprimit të gjërave, në mënyrë që vetëdija e tij të jet e zënë që të mos shohë ato që duhet të shikojë, domethënë disa të vërteta për veten e tij që me shumë mundësi janë të dhimbëshme. Ndonjëherë të jep përshtypjen se ka lindur për të punuar.

Shmangia nga ky qëndrim me anë të vetëdijes dhe vullnetit, na çon tek zëri i madh “Gjej ritmin tënd”. Jo të gjitha gjërat kanë nevojë që të stërmundohemi për t’i realizuar dhe gjithashtu në kuptimin ritmik nuk është vetëm puna por edhe pushimi.

Nga cepi i errët i nivelit tonë ndjesorë, del zëri i vogël “Bëji qejfin”. Njeriu që zotërohet nga ky zë nuk di ose nuk mundet të thot jo. Përpiqet gjithnjë që të pëlqehet dhe të pranohet nga të tjerët. Vesh maska që i konsideron si të pranueshme nga mjedisi i tij. Kështu shëndërrohet në diçka të rreme dhe jo autentike, duke mos mundur që të jet vetvetja. Ky lloj qëndrimi vjen si rezultat i frikës se nuk do pranohet nga të tjerët. Nga kjo gjëndje dalim vetëm nësë zhvillojmë zërin e madh “Ki besim”, që do të thotë ti besosh asaj që je, rri i vërtet përballë të tjerëve dhe ki besim se të tjerët është e mundur që të pranojnë dhe të duan pa maskat gënjeshtare dhe të kënaqshme, por me fytyrën tënde të vërtet.

Nga cepi i errët i nivelit mendorë del zëri i vogël “Nxitohu”. Ky zë e çon njeriun në një stres të vazhdueshëm, në ndjenjën se koha asnjëherë nuk është e mjaftueshme për të bërë ato që do. Nuk mundet që të qetësohet fare dhe është gjithë kohës në një gjendje ankthi plot tension. Bën shumë gjëra njekohësisht duke pasur përshtypjen se po bën diçka të rëndësishme, por njëkohësisht i shmanget pyetjeve thelbësore dhe përgjigjes së tyre. E shpërndan vetëdijen e tij jashtë vetes duke humbur kështu në një nivel të madh,lidhjen me qëndrën brendësore të vetvetes.

Ndryshimi i kësaj sjelljeje bëhet nëpërmjet zhvillimit të zërit të madh “Shtendosu”. Pra duhet që ta ulë ankthin dhe tensionin, të pushoj së bëri kohën që ta ndjeki, në mënyrë që të jet më natyral dhe të mund ta shijojë jetën në një nivel më të lartë.

Së fundmi, nga qëndra e personalitetit, nga vetë uni jonë, del zëri i vogël “Të jesh perfekt”. Ky njeri do që ti di të gjitha, ti kontrollojë të gjitha. Do që të jet më i miri. Do që ta konsiderojë veten si njeri i madh, të ndihet i pazëvënsësueshëm dhe i domosdoshëm, bën me përsosmëri çfarë ka marrë përsipër sepse do që të duket perfekt në sytë e të tjerve. Që të çlirohemi nga pesha e këtij zëri, do të duhet që të zhvillojmë zërin e madh “Ji krijues”. Të jesh krijues do të thotë të mos jesh perfekt që të dukesh si i rëndësishëm në sytë e të tjerve, por ti drejtohesh perfeksionit tek gjërat sepse interesohesh për to dhe e konsideron si përgjegjësinë tënde që të gjitha të bëhen ashtu siç duhen. Ka modesti, përkujdesje, entuziazëm dhe dashuri kundrejt të gjitha veprimeve. Një qëndrim i tillë na bën pozitivë, të gëzuar dhe njerëz krijues, që duan që tu ofrojnë shumë gjëra të tjerëvë, por edhe vet vetes së tyre.

Pra siç bëhet e qartë, zhvillimi i të ashtuquajturve simbolikish “Zërave të mëdhenj” tek vetja jonë, është një procedurë brendësore ndryshimi dhe vetpërmirsimi. Shfaqja e tyre i lejonë personalitetit tonë të konfirmohet, të fortësohet, të zgjerojë kufijtë e saj dhe të ndriçojë me ndriçimin e një Vetëdijeje që udhëheq drejt vetënjohjes, vetkontrollit dhe zotërimit të të metave tona. /Dituri.wordpress.com/

Leave a Reply

Back to top button