Shkence

Ja kush na i merr peng mendimet tona

Screen Shot 2016-08-16 at 07.11.39

Truri i një njeriu ka afërsisht 100 milionë qeliza nervore. Duke punuar në unison, ato janë në gjendje të kryejnë deri në dhjetë trilion operacione në skondë. Kjo, gjithmonë nëse nuk janë marrë peng! Katër pengmarrësit e shpjeguar më poshtë nuk sulmojnë vetë neuronet, por bllokojnë disa prej tre milionë kilometrave rrugë nervore që i lidhin këta neurone. Kjo nënkupton që shumë prej impulseve të rëndësishme humbasin ose keqorientohen.

  1. Paranoja: Çfarë e vendos se sa shumë frikë ndjejmë?

Amigdala është sistemi i alarmit të trurit: Ajo rregullon nëse ne ruajmë qetësinë përpara një të huaji, apo nëse ndihemi sikur na ndjekin apo të kërcënuar prej tyre (paranoja).

2. Stresi: Sa i paralizon lodhja e tepërt mendimet tona?

Hipokampusi koordinon kujtesën tonë. Stresi konstant, dhe lodhja e tepruar që rezulton prej tij, redukton nivlet e aktivitetit të hipokampusit dhe neuronet dorëzohen. Rezultati? Informacioni mbërrin në qorrsokak. Disa javë pushim mund ta kthejnë këtë rajon të trurit në gjendjen e mëparshme.

3. Trauma: Si e riprogramon paniku kujtesën tonë?

Një ngjarje traumatike mund ta ndryshojë trurin në moment: vetë eksperienca ngulitet në kujtesë (lobi frontal). Nga ai moment, edhe stimulimi m ë i vogël mund të nxisë qendrën e frikës, edhe pse nuk ekziston një rrezik real.

4. Neuroza: Çfarë i bën OCD kokës tonë?

Studimet kanë treguar se ka më pak komunikim brenda trurit tek pacientët e OCD (Obsessive-Impulsive DIsorder). Neurokirurgët tani mund të trajtojnë shfaqje të rënda të këtij crregullimi duke përdorur një “paqebërës të trurit”, i cili vendoset në tru dhe stimulon disa zona të caktuara me elektroda. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button