Me poshte, nje transkript i nje bisede telefonike mes separatisteve proruse menjehere pas rrezimit te avionit. Pergjimi eshte kryer nga sherbimet e fshehte ukrainas dhe eshte publikuar nga portali online Kyivpost.
Igor Bezler: Sapo rrëzuam një avion. Grupi Minera. U rrëzua përtej Yenakievos (Donetsk Oblast).
Vasili Geranin: Po pilotët, ku janë pilotët?
IB: Kanë shkuar të kërkojnë dhe fotografojnë avionin. Po del tym.
VG: Sa minuta më parë?
IB: Afro 30 minuta më parë.
Komenti: Pasi ekzaminojnë vendin e ngjarjes terroristët arrijnë në konkluzionin se kanë rrëzuar një avion civil. Pjesa tjetër e bisedës ndodhi 40 minuta më vonë.
“Major”: Janë Chernukhin ata që rrëzuan avionin. Nga postblloku i Chernukhin. Janë ata kozakët me bazë në Chernukhino.
“Grek”: Po, Major.
“Major”: Avioni u shpërbë në ajër. Në zonën e minierës së Petropavlovskayas. Kemi zbuluar se janë “200” (kodi për persona të vdekur). Ishte civil.
“Greek”: Cfarë keni ju aty?
“Major”: Shkurt, ishte 100 përqind një avion pasagjerësh.
“Greek”: A ka shumë njerëz aty?
“Major”: Ta marrë dreqi! Copat e avionët ranë në oborre.
“Greek”: Cfarë lloj avioni?
“Major”: Nuk jam i sigurtë. Po shikoj vetëm skenën ku ranë trupat e parë. Ka copa sediljesh dhe trupash.
“Greek”: A ka mbetje të armës?
“Major”: Absolutisht asgjë. Tesha civilësh, gjëra mjekësore, peshqirë, letra higjenike.
“Greek”: A ka dokumenta?
“Major”: Po, të një studenti indonezian. Nga një universitet në Tompson.
Militanti: Në lidhje me avionin e rrëzuar në Snizhne-Torez. Eshtë civil. Ra pranë Grabovos. Ka shumë trupa grash dhe fëmijësh. Kozakët kanë dalë duke kërkuar. Në televizion thonë se është një avion transporti An-26, por thonë se shkruan Malaysia Airlines. Cfarë kërkonte në territor ukrainas?
Nikolay Kozitsin: Kjo do të thotë se transportonin spiunë. Nuk duhej të fluturonin këtu. Këtu ka luftë.