Sport

Ja pse humbja e Holandës dje, ishte lajm fantastik për Shqipërinë (Foto)

Screen Shot 2015-09-04 at 1.06.12 PM

Humbja e Holandës nga Islanda, i shkon në favor Shqipërisë në shanset për kualifikim në Euro 2016.

Holanda i ka lehtësuar akoma më shumë Shqipërisë rrugën për në Euro 2016.

“Tulipanët” janë një prej kundërshtarëve më të fortë të kuqezinjve në garën për ekipin e tretë më të mirë të eleminatoreve që do të futet direkt në kampionatin evropian, shkruan “Panorama Sport”.

Por përballë Islandës Holanda ka zhvilluar një ndeshje zhgënjyese duke humbur në fushën e saj 1­0.

Në këtë mënyrë kjo skuadër mbetet në kuotën e 7 pikëve, 3 më pak se Shqipëria, ndërkohë që ka luajtur dy ndeshje më shumë. Për momentin rivali më i afërt i ekipit të De Biasit është Hungaria e cila ka 10 pikë dhe golavarazhin +2 teksa do të luajë sot një përballje të fortë me Rumaninë kryesore të grupit.

Ndërsa në vendin e tretë është ngjitur Norvegjia, edhe ajo me 10 pikë, por me dy ndeshje me shumë se Shqipëria.

Në këtë mënyrë kuqezinjtë, përveç dy pozicioneve të para në grup të cilat janë plotësisht të mundshme, shpreson të sigurojë kualifikimin edhe si e treta më e mirë e eliminatoreve.

Leave a Reply

Back to top button