Kapitalizimi i tregut nga ana e rrjetit social Facebook ka arritur në rreth 253 miliardë dollarë – dhe kjo kryesisht falë shpalljeve që ju shihni kur bëni kontrollimin e faqes tuaj.
Siç shkruajnë mediat e huaja, Facebook më së shumti para fiton nga reklamat, përkatësisht rreth 90 për qind, transmeton Telegrafi.
Po sipas të dhënave të publikuara nga mediat e huaja, Facebook fiton hiq më pak se 432 dollarë për sekondë.
Facebook, i cili bëri 69 për qind të parave të saj të shpalljeve i kishte fituar nga celularët, në tremujorin e fundit të 2014, tani është kompania e nëntë më e madhe në S&P 500, përpara Walmart, Procter & Gamble dhe Google – kësaj të fundit i ishin dashur tetë vite për të arritur kapitalizmin aktual të tregut të Facebook. /Telegrafi/