Sport

Jahmir Hyka vazhdon të shkëlqej në Amerikë, në garë për dy çmime të rëndësishme

Mesfushori i kombëtares Shqiptare, i cili njihet për talentin e tij nga Evropa bëri një kalim në Amerikë, duke shkëlqyer në të dyja kontinentet. Behet fjalë për Jahmir Hykën, që ka lënë një gjurmë pozitive me skuadrën e tij  San Jose por edhe në kampionatin amerikan. Paraqitjet e mira kanë bërë që Hyka të jetë dominuar për dy çmime në këtë kampionat.

Mesfushori i kombëtares është përzgjedhur në listën e lojtarëve kandidatë për “Golin e Vitit 2017”, por edhe në listën e çmimit “MLS Fair Play Award”. Një peshë të madhe në vendim do të ketë edhe sjellja e tre lojtarëve në fushën e lojës. Hyka është aktivizuar në 30 nga 34 ndeshjet zyrtare të sezonit të rregullt me 1871 minuta ku numëron vetëm 6 faulle. Asnjëherë gjatë këtij sezoni, mesfushori shqiptar nuk ka shkaktuar më shumë se një faull për ndeshje, ndërsa gjatë gjithë vitit nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të verdhë apo të kuq. Për sa i përket kategorisë së “Golit të Vitit”, bëhet fjalë për realizimin e 20 majit kundër Dallasit. Votimi do të jetë i hapur deri në datën 14 nëntor. Hyka e mbylli sezonin aktual me 3 gola dhe 5 asiste.

Leave a Reply

Back to top button