Sport

Mesi, nga trofeu tek rekordi negativ

Screen Shot 2015-08-31 at 9.47.28 AM

Lideri i sulmit të Barcelonës, Leo Mesi, pak ditë më parë nga UEFA është zgjedhur si lojtari i vitit, ndaj dhe trofeu i ka shkuar “pleshtit”. Edhe pse ka marrë një “lum” me lëvdata, sezoni i ri i Primera-s ka nisur me një rekord negativ për sulmuesin argjentinas, i cili në ndeshjen e javës së parë kundër Bilbaos ka humbur një penallti. Gjithashtu edhe një sfidën e dytë, kundër Malagës, ku Barça ka fituar 1-0, sërish Mesi ka qenë “në hije”. Në këtë mënyrë, pas shumë vitesh, “Pleshti” dështon të shënojë gol në dy ndeshjet e para të kampionatit spanjoll, duke kaluar nga “ledhatimet” tek rekordet negative./sportal

Leave a Reply

Back to top button