Sport

Januzaj dhe Sociedad fundosin Atleticon, Barcelona një ndeshje larg titullit

Adnan Januzaj po e rikthehet ngadalë në formën e tij më të mirë.

Mesfushori sulmues nga Kosova e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen për skuadrën e tij Real Sociedad përballë Atletico Madridit.

Sociedad ka arritur fitore të madhe në shtëpi përballë Atleticos me rezultat bindës 3-0.

Në minutën e 27-të, Willian Jose arriti të shënoj golin e parë falë një goditje të saktë.

Asistues në këtë gol ishte mesfushori nga Kosova, Adnan Januzaj që harkoi bukur në zonë nga ana e djathtë.

Ky ishte asistimi i katërt në La Liga për futbollistin e Belgjikës.

Përveç katër asistimeve, Januzaj ka arritur të shënojë edhe tre gola me Sociedadin.

Tashmë skuadra e Barcelonës mund të shpallet kampione e Spanjës, që ndeshjen e radhës, nëse e fiton atë.

Leave a Reply

Back to top button