Kinema & TV

Jean Claude Van Damme do të luajë rolin e një shqiptari, në filmin “Kill em All”

Del filmi i ri  Kill’em All”, ku aktori i njohur Jean Claude Van Damme do të luajë rolin e një shqiptari. Ky film do përshkruajë historinë e një shqiptari, të cilit në moshën  11-vjeçare i vranë babanë.

Ai është rritur në emigrim dhe në momentin që kthehet do që të hakmerret për babanë e tij, një gazetar të cilin e kishin vrarë serbët gjatë luftës vetëm për disa shkrime të botuara. Pas disa vitesh, Filip Shala (emri i Van Damme në rol)  arrin të futet në bandën serbe për arsyen e vetme që të jetë afër vrasësve të babait të tij.

Në film ka një moment kur koha kthehet disa vite pas dhe shqiptari paraqitet siç ka qenë fëmijë, teksa largohet nga nëna e tij dhe ai e thërret disa herë në gjuhën shqipe fjalën: “nanë”.

Filmi “Kill’em All” është shfaqur në kinematë botërore para disa muajve, dhe është pritur mirë nga publiku. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button