Shkence

Jemi egoistë prej nevojës

Të rinjtë sot kritikohen shpesh si egoistë, të shqetësuar, impulsivë. Tendenca për të kërkuar kënaqësinë e tyre pa e vrarë mendjen për të tjerët, megjithatë, është e lidhur me zhvillimin e vonuar të korteksit paraballor, i cili ka lidhje me ndjeshmërinë. Pasi kryen një rezonancë magnetike në tru,  të 19 të rinjve 11-17 vjeç dhe të njëmbëdhjetë të rriturve 21-37 vjeç, neuroshkencëtarët në University College të Londrës zbuluan se sjellja e papjekur dhe egoiste është e nevojshme për rritjen: në fakt motivon të rinjtë për të rritur bagazhet e tyre të emocioneve, duke formësuar kështu trurin, në funksion të jetës kur të jenë të rritur.”Ajo që është parë si një problem,” thotë Sarah-Jayne Blakemore, një profesore e Neuroshkencës në universitetin britanik, gjatë një ndërhyrje në kanalin Ted Talks, “nuk duhet, pra, të kritikohet”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button