Shkence

Ndërron jetë neurologu i famshëm Oliver Sacks. Ja çfarë shkruante pak ditë më parë për jetën dhe për vdekjen

sachs

Oliver Sacks, neurologu dhe autori i famshëm, që eksploroi disa prej shtigjeve më të çuditshëm të trurit, me libra të tillë si “Njeriu që ngatërroi gruan me një kapele”, duke përdorur çrregullimet e pacientëve të tij, si pikënisje për meditime elokuente mbi ndërgjegjen dhe gjendjen njerëzore, vdiq të dielën në shtëpinë e tij në Manhattan. Sacks ishte 82 vjeç.

Shkaku u vdekjes ishte kanceri, bëri të ditur Kate Edgar, asistentja e tij.

Dr. Sacks lajmëroi në shkurt, në një ese të shkruajtur për Nju Jork Tajmsin, se një melanomë e mëhershme në syrin e tij, tashmë ishte përhapur në mëlçi dhe se ishte në fazat e përparuara të kancerit terminal.

Pak ditë më parë, bota.al përktheu dhe botoi një rrëfim të jashtëzakonshëm të Neurologut për mënyrën si po përballonte sëmundjen. Më poshtë artikulli:

Neurologu i madh rrëfen se si po e përballon sëmundjen. “Gjatë të gjithë jetës sime, momentet e stresit më kanë bërë të afrohem me shkencat fizike, një botë ku nuk ka jetë, po ku nuk ka as vdekje”

Shoku im “plumb”, miku im “berilium”: Ju lutem qëndromëni pranë. Shkëlqimi i yjeve, kujtimet e mbyllur në numra, leksioni i metaleve. Neurologu i madh rrëfen se si po e përballon sëmundjen. “Gjatë të gjithë jetës sime, momentet e stresit më kanë bërë të afrohem me shkencat fizike, një botë ku nuk ka jetë, po ku nuk ka as vdekje”

Disa javë më parë, në fshat, larg prej dritave të qytetit, pashë të gjithë qiellin të mbushur me yje: një qiell si ky, mendova, mund ta shohësh vetëm në pllajat e larta dhe të shkretuara, si ajo e Atakamës në Kili. Kjo mrekulli qiellore më bëri të kuptoj, befas, se sa pak kohë, sa pak jetë më kanë mbetur. Perceptimi im për bukurinë e parajsës, për përjetësinë, ishte për mua i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me një ndjesi tranzicioni – dhe vdekjeje. U thashë miqve të mi, Kate dhe Allen: “Do të më pëlqente të shihja…

[real3dflipbook id=”387″]


Leave a Reply

Back to top button