Uebi ka përmbysur gjithë jetën tonë. Rikthimi i librave, plastikës dhe filmit Kodak tregon se na duhet një kohë e gjatë për ta përdorur teknologjinë si një shërbëtore, dhe jo si një padrone, shkruan Simon Xhenkins në “The Guardian”. Duke dalë jashtë flluckës së zymtësisë së kësaj jave, vura re diçka surreale. Kodak ishte duke ringjallur gamën e saj të filmit ‘Ektachrome’, për të plotësuar kërkesën në rritje për filmin tradicional. A ishte po Kodak, pyeta veten, që falimentoi në vitin 2012, pasi humbi 47.000 vende pune, një moment i përshëndetur nga shikuesit se revolucioni dixhital më në fund ishte shndërruar në një epokë? Tashmë dukej se përdoruesit kishin tek filmi tradicional diçka të paimagjinueshme – diçka e quajtur “më e mirë”.
Vetëm budallenjtë do të mohonin historinë e saj të fundit dhe të habitshme, por kjo është e ndryshme nga mënyra se si ndihen njerëzit në lidhje me të. Shumë, ndjej unë, janë të lodhur nga papajtueshmëria e madhe e revolucionit dixhital, me mburrjet e saj të pafundme dhe retë e zeza në horizont. Referencat ndaj internetit janë të dominuara nga hakerat, viruset, trolls-at, pedofilët, lajmet e rreme dhe lufta kibernetike. Një skeptik i hershëm, shkrimtari i teknologjisë Evgeni Morozov, paralajmëroi refuzimin e rrezikshëm të moralit nga ana e internetit. Algoritmet që mund të riprodhohen si patate të skuqura u bënë gjithnjë e më të fuqishme, por çështjet mbi të mirën dhe e keqen u shpërfillën, a thua se Perëndia i madh matematika t’i kishte vleftësuar të gjitha.
Shihni reagimin e parë të Facebook dhe Google vitin e kaluar ndaj skandalit të lajmeve të rreme. Ato thanë, në fakt, se etika nuk ishte punë e tyre. Interneti ka filluar të duket më pak si një motor i një lirie të re personale, dhe më shumë si e njëjta anarki monopoliste që hidhte në erë hekurudhat e baronëve në shekullin XIX-të. Teksa revolucionet qetësohen, ato zakonisht kërkojnë një proces përshtatjeje. Asokohe hekurudhat riparoheshin dhe imazhi i tyre zbutej. Ngjashëm, ne jemi tani duke u përpjekur të dallojmë online atë që ka rëndësi, çfarë është e mirë dhe çfarë jo. Dixhitalizmi na ka çuar në pikën e ngopjes. Ne tashmë duke duke u ecur drejt epokës “post-dixhitale”, në epokën e përvojës. Është një kohë që e përdor teknologjinë e re si shërbëtore, dhe jo si padron të asaj që është dëshiruar – siç u parashikua me të drejtë nga gjeniu i pare i informatikës, Ada Lavlejs në shekullin e 19-të. Ajo është “ekonomia e re e të jetuarit”, nga Ticketmaster tek Tinder. /bota.al