Motivuese

Jeta dhe puna. Historia e një babai

Babai ishte një njeri që punonte fort, që shpërndante bukë për të fituar para dhe mbajtur gruan dhe tre fëmijët. Gjithë mbrëmjet pas pune i kalonte duke ndjekur shkollë, me shpresën që të përmirësohej dhe një ditë të gjente një punë më të paguar. Përveç të dielave, babai rrallëherë hante vaktet bashkë me familjen. Punonte dhe studionte shumë, sepse dont t’i siguronte familjes më të mirat gjëra, që mund të siguronte paraja.

Sa herë që familja ankohej se nuk po kalonte sa duhej kohë me ta, ai u thoshte se gjithë këtë po e bënte për ta. Por shpesh herë donte të kalonte më shumë kohë me familjen.

Erdhi dita kur u shpallën rezultatet e provimit. Për gëzimin e tij, babai kishte kaluar dhe shkëlqyeshëm. Shumë shpejt iu ofrua punë si supervizor i lartë, me një pagë shumë të mirë.

Si një ëndërr e realizuar, tani babai mund t’i ofronte familjes gjërat e vogla luksoze, si rroba të bukura, ushqime të mira dhe pushime jashtë.

Megjithatë, sërish familja nuk e shihte babanë për pjesën më të madhe të javës. Ai vazhdonte të punonte shumë, me shpresën që të rritej në detyrë e të bëhej menaxher. Në fakt, që ta siguronte këtë, u regjistrua në një tjetër kurs.

Sërish, sa herë familja ankohej se nuk po kalonte shumë kohë me ta, ai arsyetonte se gjithë këtë po e bënte vetëm për ta. Por në vetvete do të kish dashur të kalonte më shumë kohë me familjen.

Puna e shpërbleu dhe u rrit në detyrë. Tashmë vendosi të punësonte një grua për të liruar disi bashkëshorten nga punët. Po kështu mendoi se shtëpia me tre dhoma nuk mjaftonte, do të ishte më mirë për familjen të kishte një vilë. Pasi kish parë se puna e kishte shpërblyer disa herë më parë, vendosi të studiojë sërish dhe të punojë për një tjetër rritje në detyrë.

Sërish, familja nuk e shihte shumë. Në fakt, ndonjëherë i duhej të punonte dhe të dielave për të kënaqur klientët. Sërish, sa herë familja ankohej, ai u thoshte se po e bënte gjithçka për ta. Por me veten e tij do të kish dashur shumë të kalonte më shumë kohë me familjen.

Siç pritej, puna e shpërbleu sërish dhe bleu një vilë të bukur, me pamje nga deti. Të dielën e parë në mbrëmje, në shtëpinë e re, babai i shpalli familjes se kishte vendosur të mos ndiqte më kurse dhe të mos kërkonte më rritje në detyrë. Nga ai moment, do i kushtonte më shumë kohë familjes.

Ditën tjetër, babai nuk u zgjua më.

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button