Shkence

Jeta në Tokë ekzistonte 4 miliardë vite më parë?

Një studim i ri që ka ngritur mjaft polemika, na e sposton edhe më shumë kohën e ekzistencës së formave të para të jetës në Tokë, në kohën kur planeti ynë ishte 500 milionë vite.

Në Labrador, në veri të Kanadasë, ndodhen disa nga shkëmbinjtë më të vjetër të Tokës relativisht 4 miliardë vjet. Ka shumë pak vende në planet që ruajnë shkëmbinj të tillë primitivë, sepse ngjarjet gjeologjike që kanë ndodhur në kohë si tektonizmi i pllakave i ka transformuar në mos fshirë gjurmët e të kaluarës.

Duket se në shkëmbinjtë kanadezë fshihet një përgjigje për pyetjen që gjithmonë i ka munduar biologët, paleontologët dhe shumë të tjerë:

Kur ka lindur jeta në Tokë? 

Para 3.95 miliard vitesh më parë, pohon një kërkim i ri.

Dimë që organizmat e parë në Tokë nuk mund të jenë ruajtur në forma fosilesh sepse janë shumë të vogla dhe delikate, pra për të gjetur një përgjigje pyetjes madhore kërkohet që format e jetës shumë të thjeshta të mund të kenë lënë pas vetes diçka si përshembull substanca të prodhuara gjatë aktivitetit të tyre. Duke ndjekur këtë pistë u arrit të gjendej se jeta në Tokë egzistonte 3.7 miliardë vite. Kjo u mendua si përgjigjja e duhur, meqë planeti ka një moshë prej 4.5 miliardë vitesh dhe rreth 3,9 miliardë më parë pësoi një bombardim asteroidesh dhe kometash, ai që njihet si bombardimi i vonuar. Kërkimi i Universitetit të Tokios mbi disa minerale kanadeze e sposton egzistencën e formave të jetës më tej, në 3.95 miliardë vjet. Flitet për egzistencë jo për  origjinë, për më tepër për një Tokë të panjohur, të mbuluar me dete llavash, nën shira asteroidësh. Studimi është fokusuar mbi grafite (material i lapsave) të gjetur në shkëmbinjtë kanadezë.

Metoda. Grafiti është karbon, elementi bazë i jetës dhe çdo laborator mund të përcaktojë nëse një kampion karboni është prodhim i organizmave të gjallë, pra është biogjenik apo ka ardhur nga procese gjeologjike. Analiza kryhet mbi izotopet e elementit, pra mbi atomet që kanë një numër të barabartë protonesh,  por ndryshon numri i neutroneve. Zakonisht karboni biogjenik ka një numër të ndryshëm neutronesh. Ai mban një numër të madh izotopesh me numër të vogël neutronesh. Ky është një process kërkimi jo i thjeshtë, por i provuar, dhe kjo është mënyra që përdorim për të kërkuar gjurmë jete në planete të tjera duke nisur që nga marsi.

Prova të sigurta?

Nga studimet u gjet që karboni i 3.95 miliardë vitesh më parë është me origjinë organike, pra në atë periudhë kishte jetë në Tokë.

Studimet e mëparshme kishin gjetur gjurmë të jetës organike që arrinin deri në 3.85 miliardë vite më parë, por këto ishin kundërshtuar me forcë nga kërkuesit. Në këtë rast, – pohon Komiyra: – janë shumë të sigurta. Për momentin s’mund të themi se cili organizëm mund ta ketë prodhuar këtë tip grafiti, por do të analizojmë  izotopet e elementeve të tjerë si azoti, squfuri, dhe hekuri dhe ndoshta do të na ndihmojë t’i identifikojmë.

Kundërshtimi i rezultateve ishte i pritshëm. Metodat dhe përfundimet po analizohen nga kërkues të pavarur, jo të përfshirë në kërkime. Nëse provat nuk do të bindin komunitetin shkencor do të duhet të pranojmë faktin se nuk ka një përgjigje të re, edhe nëse do të kishte një të tillë nuk jemi në gjendje ta gjejmë. / f.a. / Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button