Your Life

Ji njeriu që je, ama gjithmonë kujdesu për veten tënde

Mos ji gjithmonë personi që shqetësohesh maksimalisht për të tjerët, që bën 99 gjëra për të tjerët dhe vetëm 1 gjë për vete. Mundohu të bësh aq sa mendon, se edhe personi tjetër do të bënte për ty. 

Mos ji gjithmonë ai/ajo që do të thotë: “Kam nevojë për një përqafim”, por përfundon duke thënë: “Po ti si je?”. Mos i kushto shumë rëndësi gjendjes së të tjerëve, vendose ndonjëherë edhe veten në plan të parë. 

Mos ji gjithmonë personi që do të donte shumë mbështetje nga të tjerët, por përfundon duke parë me vëmendje çdo detaj, qoftë dhe në buzëqeshjet që të falin, se mos ndoshta fshihen aty grimca trishtimi që duan vëmendje. Mundohu që dhe mërzitjet e tua t’ua shprehësh të tjerëve, trajtoje veten me kujdes. 

Mos ji personi që pas një dite shumë të lodhshme, të humbasësh kohë me problemet pa kuptim të të tjerëve. Nuk dua të them të mos shqetësohesh, apo mos t’i ofrosh mbështetje atëherë kur duhet, atyre që të rrethojnë. Do të ishte e kotë një këshillë e tillë, ama mundohu që t’i shmangësh personat që ankohen edhe për gjërat më të vogla dhe të bëjnë të humbasësh kohë. Kur ndjen lodhje, shko të çlodhesh dhe mos humb kohë me persona apo gjëra të kota. 

Mos ji personi që kërkon të ketë vëmendje, ndërkohë mundohet në çdo moment të mos e teprojë, të ruajë distancat e duhura për të mos u dukur qesharak/e. Dil ndonjëherë nga vetja, bëj çmendurirat që do të bësh. Jeta të dhurohet vetëm një herë, jetoje atë me dinamikën e duhur. 

Mos ji personi që nuk di të dashurojë, sepse e kalon kohën duke menduar se cila është mënyra e duhur për ta dashur siç duhet dikë. Nuk ka mënyra perfekte për këtë aspekt. Nuk ka dashuri perfekte. Dashuro ashtu siç di, pa ta ndjerë për pasojat. Dashuria e vërtetë dhe e sinqertë nuk mund të ketë kurrë pasoja negative. 

Ji ky/kjo që je, ama gjithmonë kujdesu për veten tënde. Mos i lejo asnjëherë të tjerët të të përdorin si urë për të arritur qëllimet e tyre dhe aq më tepër të të lëndojnë. Mos vendos asnjë person mbi veten tënde. Kur ke nevojë për mbështetje, kërkoje atë në njerëzit e duhur. Ji egoist për synimet që ke në jetë dhe mos lësho pe. Ti meriton më të mirën dhe për ta arritur më të mirën, gjithçka fillon nga vetja. Kujedsu për veten!

Back to top button