Sport

Johan Krujfi dhe misteri i natës para finales së 1974-ës përballë Gjermanisë Perëndimore

“Krujf, shampanjë dhe femra”. Incidenti i pishinës që përcaktoi dy finale Kupash Bote

Screen Shot 2016-03-24 at 19.39.43

Hollanda mundi Brazilin në gjysmëfinale, por më pas, gjithçka shkoi keq. Një ditë para finales, tabloidi gjermano-perëndimor Bild botoi një lajm me titull: “Krujf, shampanjë dhe vajza lakuriqe”, ku pretendohej se lojtarët holandezë kishin bërë festë me vajza gjysmë të zhveshura në pishinën e hotelit. Krujfi e kaloi pjesën më të madhe të natës para finales, në telefon me bashkëshorten e tij, Deni, duke e siguruar se artikulli ishte gënjeshtër. Ishte një moment i tmerrshëm për një njeri që kish kaluar gjithë jetën duke ndërtuar familjen e sigurtë, atë familje pra, që e kishte humbur kur kishte qenë 12 vjeç; Krujfi nuk ishte Xhorxh Besti. Ajo telefonatë, thotë vëllai i tij Heni, ishte arsyeja përse Krujfi luajti ashtu si luajti në finale. Asgjë e tillë nuk do të kish ndodhur nëse babai i tyre nuk do të kish vdekur aq herët.

Në vitin 1978, kur ishte vetëm 31 vjeç, ai u tërhoq. Madje refuzoi të luajë edhe në Kupën e Botës në Argjentinë. Shumëkush thotë se Johani “bojkotoi regjimin ushtarak në Argjentinë”. Por e vërteta është se për shkak të “incidentit me pishinën” në 1974, ai zgjodhi të qëndrojë në shtëpi “për arsye familjare”. Kështu që, siç ka shkruajtur njëri prej biografëve të Krujfit, incidenti i pishinës u bë përcaktues për dy Kupa Bote: 1974 dhe 1978, ku Hollanda humbi sërish në finale. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button