Sport

Juventus “rekordesh”

Screen Shot 2015-08-31 at 9.49.04 AM

Supersfida e Serisë A, mes Romës dhe Juventusit, është fituar nga verdhekuqtë 2-1, që kanë treguar se kanë një potencial të madh këtë sezon dhe në merkaton e verës kanë bërë goditjet e duhura, krejt ndryshe nga Juventusi.

Bardhezinjtë kanë humbur emra si Pirlo, Vidal e Tevez, duke afruar lojtarë të rinj në moshë, sidomos në sulm, ndërsa në mesfushë ende nuk është blerë askush.

Për pasojë, humbja ndaj Udinese-s në debutim duhej të ishte një “këmbanë” alarmi, që tashmë janë shumëfishuar, sepse humbja ndaj Romës ishte mëse e merituar.

Kurrë në histori Juventusi nuk e kishte nisur një kampionat me dy humbje rresht, një rekord negativ që i takon trajnerit Maks Alegri, i cili duhet të gjejë sa më shpejt rrugën e duhur dhe ndoshta është me fat që tashmë kampionati ndalet për dy javë.

Në Romë bardhezinjtë nuk bënë thuajse asgjë, sidomos në pjesën e parë, kur goditën vetëm një herë portën kundërshtare, si kurrë më parë në dekadën e fundit.

Në pjesën e dytë erdhën golat e merituar të Romës, udhëhequr nga një Pjaniç në formë spektakolare dhe nga Xheko që mrekullon tifozët.

Megjithatë, në fund Juventusi shënoi dhe mund të barazonte (duke luajtur me 10 lojtarë, sepse Evra doli me të kuq në minutën e 78-të), shenjë se Roma nuk është ende aty ku duhet, por jo aq keq sa Juventusi në këtë moment./sportal

Leave a Reply

Back to top button