Sport

Juventus transferon Shaqirin, nëse e shet Vidalin  

xherdashXherdan Shaqiri vazhdon të mbetet objektiv i Juventusit. Por, kampioni i Italisë mund ta blejë mesfushorin kosovar vetëm nëse e shet Arturo Vidalin në Manchester United, raporton Calciomercato.

E ardhmja e Xherdan Shaqirit vazhdon të mbetet e paqartë. Ai ka kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2016, por mund të largohet gjatë kësaj vare pasi nuk e ka të sigurt vendin në formacionin e Pep Guardiolas.

Ndërsa, Juventusi vazhdon të insistoj për transferimin e ish mesfushorit të Baselit në Torino gjatë këtij afati kalimtar. Kampioni i Italisë ka menduar ta huazoj kosovarin, por kjo nuk do ta bind ekipin gjerman që ka marr ofertë prej 18 milion eurove nga Liverpooli, raporton Calciomercato.

Por, sipas kësaj uebfaqe Juventusi mund ta blejë mesfushorin kosovar vetëm nëse e shet Arturo Vidalin në Manchester United. Shaqiri pëlqehet edhe nga Roma, Milani dhe Liverpooli.

Leave a Reply

Back to top button