Shkence

Kalendari i eventeve astronomike të vitit 2015

kalendar
Viti 2015 parashikohet si vit i eventeve astronomike dhe në qiell do të kemi mundësinë të shohim tre kometa të dukshme me sy, një super hënë të kuqe, një eklips të diellit, shi yjesh, etj. Kometa C/2014 Q2 Lovejoy. Viti do të hapet në shenjen e kometës C/2014 Q2 Lovejoy, që ka filluar të duket në qiejt tanë që në Krishtlindje dhe është i dukshme edhe me sy të lirë.
Kjo kometë do të jetë e dukshme gjatë gjithë muajit janar dhe në datën shtatë ajo do të shënojë edhe distancën më të shkurtër me Tokën prej 70 milion km. Ne këtë periudhe do të hasim edhe te ashtuquajturën rënie e yjeve Quadrantidi, që do të arrijnë pikun në datën 4 janar.
Eklipsi i Jupiterit. Rreth fundit të janarit, data 24 do të jetë një tjetër moment eventi astronomik. Është fjala për eklispin e trefishtë të Jupiterit nga ana e hënave te tij, Io, Callisto dhe Europa. Gjithsesi, vrojtimi i eklipsit do të jetë i vështirë pasi ai do të jetë i dukshëm në një horizont të ulet, pamje që gjithsesi do të mundësohet në datën 6 shkurt, pasi në këtë datë Dielli do të jetë në pozicionin që ndihmon pamjen.
Eklipsi i Diellit. Hyrja e stinës se pranverës do të shoqërohet me Eklipsin e Diellit. Në 20 mars ky eklips do të jetë total në zonën e Arktikut dhe në masën 60 në zonën europiane dhe tek ne.
Eklipsi i Hënës. Hëna do të jetë protagoniste e eventeve në datën 4 prill me eklipsin e saj, i cili gjithsesi këtë radhë nuk do të jetë i dukshëm në Europë. Në datën 23 maj Saturni do të ofrojë pamjen më të madhe të tij, ndërkohë që një gjë e tillë do të ndodhë me Jupiterin në datën 5 qershor.
Kometa C/2014 Q1 PanSTARRS. Në fillimet e qershorit të viti 2015 kjo kometë do të jetë e dukshme edhe me sy të lirë. Në fillim të korrikut Jupiteri dhe Venusi do të ofrohen pranë njeri-tjetri vizualisht sa do të duket se janë të bashkuar.
Shiu i meteorëve. Në muajin gusht është parashikuar që të ketë një tjetër event dhe këtë radhe është fjala për rënien e meteorëve.
Super Hëna. Ne 28 shtator te 2015 parashikohet një eklips i Hënës, plotësisht e shikueshme në zonën tonë, moment ky që do te përkojë edhe me Super Hënën, ose Hënën më të madhe të vitit.
Catalina. Në fillim të vjeshtës është parashikuar që në Toke të arrije edhe një tjetër kometë, Catalinia, ndërsa në nëntor vjen Alfa Monocerotidi dhe në dhjetor Geminidi. Në 23 dhjetor kometa Aldebaran parashikohet që të jetë protagonistja e qiejve tanë./express/

 

Leave a Reply

Back to top button