Shkence

Kaosi magnetik i para 3000 viteve. Dhe një e ardhme e pasigurt

Tre mijëvjeçarë më parë, fusha magnetike e Tokës “shpërtheu” në Lindjen e Mesme. Një ngjarje e dhunshme dhe e shpejtë që ende lë gjurmë. Si ka mundësi që pikërisht në djepin e qytetërimeve dhe të feve?

Fusha magnetike e Tokës është e domosdoshme për jetën, sepse ajo vepron si një mburojë ndaj fenomeneve të dhunshme të hapësirës: studimet e reja, megjithatë, tregojnë se kjo mbrojtje nuk është e mirëqenë, apo nuk është në atë masë që na duhet, për shkak se ajo është shumë më e paparashikueshme se sa mendohet.

Disa çekuilibra aktuale në fushën magnetike janë të njohura, për shembull, një rënie e intensitetit prej 10% në zonën e Atlantikut të Jugut që, sa u përket aktiviteteve njerëzore, ka ndikuar në operimin e satelitëve në orbitë, në atë rajon. Gjurmët e një ndryshimi të dëmshëm në të kaluarën janë gjetur: 3000 vjet më parë, në Lindjen e Mesme, fusha magnetike më shumë se u dyfishua.

ANOMALITE

Kjo ishte një rritje e papritur me më shumë se 100%, pasuar nga një kthim në gjendjen e mëparshme gjatë 30 viteve të ardhshëm. Ky është zbulimi i gjeologëve që kanë analizuar gjetjet dhe mineralet e bakrit në Jordani dhe Izrael.

Bakri ruan një gjurmë të fushës magnetike të cilës i nënshtrohet në kohën kur ngurtësohet. Shtresa pas shtrese, sipas periudhës, gjeologët kanë qenë në gjendje të rindërtojnë një valë magnetike 30-vjeçare anormale. Rezultatet u lidhën më pas me studime të ngjashme në Kinë, Turqi dhe Gjeorgji, dhe u zbulua se, për çudi, në të njëjtën periudhë, fusha magnetike e regjistruar në Egjipt, Qipro dhe Indi ishte krejtësisht normale.

Kjo lloj anomalie është si një lançim gjeomagnetik: një rritje të shpejtë dhe e lokalizuar e magnetizmit në një sipërfaqe prej rreth 2000 km.

Fusha magnetike gjenerohet 3000 km poshtë këmbëve tona, në bërthamën e lëngët të planetit, ku hekuri i shkrirë i nënshtrohet lëvizjeve konvektive që janë burimi i vetë fushës dhe motori i pllakave tektonike. Teoria e gjeologëve është se ngjarja e 3000 vjetëve më parë u prodhua nga një fluks hekuri 5 deri në 10 herë më shpejt se normalja.

FENOMEN I LASHTE, SHKENCE MODERNE

Ky është një nga ndryshimet më drastike në fushën magnetike dhe është unik në llojin e vet – tani për tani, sepse njohuritë tona të gjeomagnetizmit janë bazuar vetëm në 200 vite matje direkte.

RRITJA E ARDHSHME

Një zbulim që ngre pyetje të reja mbi rajonet e brendshme të Tokës, dhe në bazë të këtij studimi janë duke u ndërtuar modele të reja matematikore, që lejojnë simulimin e marrëdhënieve mes bërthamës dhe magnetosferës.

Ndoshta janë edhe në gjendje të parashikojnë sjellje të ardhshme anormale si kjo, që nuk mund të jetë aq të dëmshme për vendin ku ndodhin, se sa për zonat që do të mbeten më pak të mbrojtura, me një fushë të dobësuar dhe, për këtë arsye, me një mburojë më pak efektive ndaj rrezatimit diellor dhe atij kozmik, që në varësi të intensitetit mund të shkaktojë dëmtimin e jetës dhe teknologjisë. Sepse, kur fusha rritet në një zonë, zvogëlohet në një tjetër. / Focus – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button