Shkence

Kemi nevojë të flasim për Inteligjencën Artificiale

Screen Shot 2015-02-27 at 12.21.07 PM

Nuk ka asgjë që krahasohet me zërin e spikatur robotik të Stephen Hawking kur  trazon një debat të nxehur rreth… robotëve. Në një intervistë me Rory Cellan-Jones, Hawking paralajmëroi se makinat super-inteligjente mund të përfundonin duke na fshirë nga faqja e dheut.
Deri tani vonë, inteligjenca artificiale dukej se i përkiste sferave fantastiko shkencore. Në fillimet e viteve 1990, ndërsa filmohej në një laborator të forcave ajrore të SHBA-së në Kolorado, dikush shpalosi një botë të re guximtare. Superkompjuteri i laboratorit ishte ftohur nga e njëjta plazëm e përdorur në sallën e operacionit: një lëng i përshtatshëm për njerëzit shkumonte pas fushës së qarkut, në atë çfarë ndihej si një mbikalim midis njeriut dhe makinës.
Qysh atëherë, AI (Inteligjenca Artificiale) është ndërfutur në jetën tonë pa e vënë re shumica prej nesh. Porositni diçka nga Amazon, kërkoni në Google ose përpiquni (dhe zakonisht dështoni) të bëni Siri-n të të kuptojë ty në Iphone-n tënd, dhe keni të bëni me disa forma të inteligjencës artificiale – megjithëse në një nivel relativisht të thjeshtë.
Po makinat që aktualisht mund t’ua kalojnë njerëzve: jo thjesht në një lojë shahu, por në diçka  kaq serioze sa vendimmarrja ose hyrja në burimet natyrore, apo edhe mbijetesa e species tonë? Një studim i fundit nga një ekip në Universitetin e Oksfordit gjeti se shumica e ekspertëve të fushës përcaktuan 2040-ën ose 2050-ën vitet kur do të ketë një rast realist për prodhimin e një makine të krahasueshme me njeriun. Shkencëtarë të tjerë thonë se është më shumë sesa një shekull larg.
Kushdo që të ketë të drejtë, debati rreth menaxhimit të kësaj teknologjie të re është në proces. Disa kërkues janë duke hetuar sesi çfarëdo makine e së ardhmes të jetë “e njohshme” -transparente mjaftueshëm që sjellja e keqe të korrigjohej. Të tjerë janë duke eksploruar si të ndërtojnë kontrolle të besueshme, kështu që një paisje shumë e zgjuar mund të garantohet të mos kthehet në e rrezikshme.
Por ka një perespektivë më optimiste. E zotëruar si duhet, AI mund të përshpejtojë kërkimin për ilaçe të reja për të luftuar kancerin, ose të na ndihmojë të gjejmë mënyra të reja për të gjeneruar elektricitetin, pa çliruar dioksid karboni. Shumica e teknologjive të reja përballen me kundërshtime dhe AI nuk është ndryshe. Si gjithmonë është më mirë të mos i lësh debatet derisa të jetë shumë vonë.

Leave a Reply

Back to top button