Shkence

Kërpudhat e lashta mund të kenë ndihmuar fillimin e jetës në tokë

Screen Shot 2016-06-16 at 15.18.28Shembujt më të hershëm të organizmave që banojnë në tokë, janë gjetur në ishullin skocez Iner Hebridean në Kerrera nga kërkuesit në Universitetin e Kembrixhit. Fosilet e vogla të Tortotubus Protuberans janë më të vogla se sa gjerësia e një fije floku të njeriut, dhe ka luajtur një rol kyç në fillimin e proceseve të nevojshme për zhvillimin e jetës në tokë.

“Kur ekzistonte ky organizëm, jeta ishte e kufizuar pothuajse tërësisht në oqeane”- shprehet studiuesi Martin Smith. “Por, para se të mund të kishte bimë ose pemë, apo kafshë që vareshin prej tyre, duhej që të fillonin proceset e kalbëzimit dhe formimit të tokës”. Duke rindërtuar mënyrën sesi rriten këto kërpudha, Smith qe në gjendje të tregonte se fosilet përbëheshin nga miceli, të ngjashme me filamentet e rrënjëve që kërpudhat i përdorin për nxjerrjen e ushqyesve nga toka. “Ky fosil ofron aluzionin se kërpudhat kërpudhë-formuese, mund të kenë kolonizuar vendin para se kafshët e para të largoheshin nga oqeanet”- thekson Smith. “Ajo mbush një boshllëk të rëndësishëm në evoluimin e jetës në tokë”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button