01: Samsung Galaxy S7
Zëvendësuesi i S6 nga Samsung ka një vend për micro SD për një kapacitet më të lartë të dhënash dhe është tërësisht imbrojtur nga uji. Mund të zhytet deri në 1.5 m ujë për afro 30 minuta, kështu që me siguri do të mbijetojë nëse ju bie në tualet. Ka gjithashtu një kamera dual-pixel për fotografi më të mira kur drita është e pamjaftueshme dhe një ekran “gjithmonë-ndezur”. Ka edhe disa aksesorë shumë interesantë, si për shembull Gear 360VR camera për të krijuar video dhe foto sferike.
02: Samsung Galaxy S7 Edge
Celulari i preferuar i vitit që kaloi sapo është bërë shumë më i mirë. Galaxy S7 Edge e bën Galaxy S7-ën të duket shumë i zakonshëm. Telefoni-flamur i Samsungut ka gjithë karakteristikat e S7 (si mbrojtja nga uji dhe vendi për micro SD) por ekrani është bërë më i madh – nga 5.1 në 5.5 inch. Eshtë më shumë si galaxy S6 Edge + i vitit që kaloi. Nuk ka më shumë pixel-a në ekran, por është dukshëm më i mirë se modeli i vitit që kaloi.
03: Sony Xperia X
Xperia X del këtë verë dhe më pas do të pasohet nga X Performance, i cili do të jetë konkurrenti kryesor i prodhuesve të tjerë sa ip ërket pajisjeve-flamur. Secili model i Sonyt lëvdohet me një kamerë të përmirësuar, prodhuar në bashkëpunim me inxhinierët e Sony DSLR, plus teknologjinë e kontrollit të karikimit të baterisë nga Qnovo, që do të bëjë që telefonat celularë të zgjasin të paktën dy ditë sa i përket baterisë.
04: LG G5
Pa dyshim, ky model me ekran 5.3 inch është celulari më interesant që është parë prej pak kohësh – pjesa e fundit e telefonit mund të hapet dhe bateria të rrëshqasë jashtë. Më interesantë janë aksesorët që mund t’i bashkëngjisësh në fund. I preferuari është një sistem Audio DAC. Ka edhe Cam Plus, që ofron një buton shkrepjeje si të kamerave dixhitale, kontrolle shtesë, si dhe një kamera realiteti Virtual si dhe kokore për ta plotësuar.
05: HP Elite X3
Çfarë thatë. Një celular Windows? Po, por ky ka një as nën mëngë. Celularët Windows tani punojnë me Windows 10 të plotë, kështu që mund të lidhen em një ekran dhe me një mouse me bluetooth dhe një tastierë, e kështu të punojnë fiks si kompjuter. Por Elite X3 mund të vijë me një shoqërues laptopi që lidhet me telefonin dhe përdor hardware-ne tij. Kështu që është thjeshtë një tastierë dhe një ekran më i madh që shërben si laptop përmes telefonit tuaj. E pabesueshme.
Xiaomi Mi5
Nuk e keni dëgjuar ndonjëherë Xiaomin? Eshtë e kuptueshme, por kjo është një kompani kineze që duhet parë, njësoj si Huawei. Specifikimet i ka të jashtëzakonshme (Procesor Snapdragon 820, kamera 18 MP me fokusim të shpejtë, memorie 36 GB) si dhe një ekran 5.5, 1080 Full HD. Do të ketë pothuaj gjysmën e çmimit të shumciës së celularëve të kategorisë së vet, kështu që është një alternativë shumë e mirë. /bota.al